Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet kandidati i PSD në Vlorë: Votat t’i shkojnë PS

Kandidati për deputet i Partisë Social-Demokrate së Skënder Gjinushit në Vlorë, Leonard Beqiri është tërhequr nga gara. Ai madje ka zbuluar arsyen e dorëzimit të tij, duke thënë se “votat e parashikuara për të t’i kalojnë Partisë Socialiste”. Të njëjtën gjë bëri edhe kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi i cili u tërhoq nga gara në Shkodër. Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste. Kuçi është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë. Në një prononcim për Puka Tv, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin.

Please follow and like us: