Albspirit

Media/News/Publishing

Ergys Alushi: Dashamir Tahiri, kandidati më popullor i fushatës

Dashamir Tahiri, kandidati më popullor i fushatës.

Kur flet Dashi, është njëlloj sikur flet një vlonjat i thjeshtë, një skelar, një çam i thjeshtë nga ata të Çoles, Kumes, Çentrales, Pus i Mezinit, pa fjali të mëdha e fjalë të përzgjedhura.

Takimet e tij janë të hapura, të thjeshta, pa shumë bujë.
Ai flet troç, pa i përzgjedhur shumë fjalët, i njeh mirë hallet e problematikat e vlonjatëve, çamëve të tij, të Vlorës.

T’i thuash Dashit “tradhtar” i çeshtjes çame, vetem sepse eshte ne nje koalicion me Dulen e grekerve, eshte gabim i rende.
Per te gjithe ne, jo çamet, eshte nga te paret çam qe kombetarizoi dhe nderkombetarizoi çeshtjen kombetare te Çamerise.

Dashi eshte ne nje vend delikat ne renditjen e listes se deputeteve te PD, i pesti.
Ka pak “inat” me te tijet per renditjen, por “inatin” e ka vendosur ne sherbim te fushates dhe ben fushate edhe me shume sesa “i preferuari” i Bashes.
Ka rival, kryeministrin e vendit, i gjashti ne listen e PS.
Por, kjo nuk ia zbeh fushaten, takimet me njerezit, zgjidhjet e disa halleve qe jane te mundura prej tij, premtimin sipas menyres se tij, te me te mires per njerezit e varfer e te papune.

Dashi eshte ai qe i prin fushates reale dhe pa premtime te bujshme, sepse e ndjen qe qytetaret qe takon, me shume sesa politike te madhe, duan pune e buke.

Sikur te benin te gjithe fushate si Dashi, me kembe ne toke!

P.S. Statusi nuk eshte i sponsorizuar nga askush, thjesht pershtypje nga fushata.

Please follow and like us: