Humor/Dyndje shtatzanash te partia e Bushit, kërkojnë 1 mijë euro për bebe
Pas propozimit të partisë së Blushit, LIBRA, për të shpërblyer çdo femër shtatzanë me një mijë euro për çdo bebe vërehet një dyndje e madhe femrash në zyrat e partisë nga të katër anët e vendit, përfshi edhe diapsorën. Një përfaqësues i LIBRA-s që bashkëbisedoi me shtatzanat u tha ndër të tjera se ky shpërblim do të bëhet pas lindjes së fëmijës dhe jo gjatë shtatzanisë.
- E duam tani, tha një shtatzanë që kishte votuar që nga viti 1990 për shokun Ruci, shokun Majko, shokun Meta, shokun Fino, shokun Angjeli, etj.
- Tani, tani e duam, shtoi një votuese e kryetarit të paqethur të koalicionit opozitar nga Dërmenasi i Fierit.
- O tani o mos na jepni fare, këmbënguli një femër e bëshme nga Otllaku, votuese e Lefter Maliqit.
- Të gjitha do të shpërbleheni, por pas 25 qershorit, u përgjigj shefi i ri i financave të LIBRA-s. Ne duhet të sigurohemi që ju duhet të lindni dhe pastaj do t’iu japim shpërblimin.
- Po ne që kemi binjakë dhe trinjakë, pyeti një grua tjetër që vinte nga katundi Gjylekarë.
- Edhe ju patjetër, por duhet të ndryshoni tabelat orientuese se ngatërroheni me Karaqevën e Muqibabën, ktheu përgjigje përfaqësuesi i LIBRA-s.
Please follow and like us: