Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia dhe Bullgaria para marrëveshjes historike, Zaev: Mbyllet kapitulli i nacionlizmit

Maqedonia dhe Bullgaria duket se e kanë hapur një faqe të re të historisë, me vizitën e kryeministrit të Maqedonisë, Zaev në Sofje. Dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë pas disa vitesh mosbashkëpunimi.

“Sot Maqedonia po e mbyll kapitullin e nacionalizmit dhe po hap faqen e re të së ardhmes evropiane. Ne kemi nevojën për ndihmën bullgare dhe ajo mund të bëjë këtë. Deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare ka mbetur edhe një detaj i vogël të cilin shërbimet tona do ta mbyllin. Më nuk do të ketë komisione për negociata, do të bisedojnë ministrat e punëve të brendshme për harmonizimin e qëndrimeve që të mund të nënshkruajmë marrëveshjen gjatë vizitave të ndërsjella më rastin e shënimit të ditës së Ilindenit”, ka deklaruar Zaev, shkruan REL.  “Do të bëjmë gjithçka që të mundur që me Greqinë të punojmë së bashku që t’i zgjidhim të gjitha problemet, sepse destabilizimi i Maqedonisë, do të thotë edhe destabilizim i kufijve tanë. Ne jemi për Maqedoni unitare, ne jemi për anëtarësim të Maqedonisë në NATO e pastaj edhe në Bashkimin Evropian”, u shpreh Borisov. Maqedonia dhe Bullgaria i kanë disa çështje të hapura ndërmjet tyre. Sofja nuk e pranon identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Please follow and like us: