Albspirit

Media/News/Publishing

MAS kallëzon në Prokurori Drejtoreshën Arsimore të Kavajës

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar në prokurori, drejtoreshën e Zyrës Arsimore në Kavajë. Bëhet fjalë për Sonila Pezën e cila dyshohet se është përfshirë në fushatën zgjedhore.
Pranë Komisionit Disiplinor janë dërguar gjithashtu dhe shkeljet e përsëritura të drejtuesve të Arsimit në disa bashki.
Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi se po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.

NJOFTIMI
Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjëse ne Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.
Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, simë poshtë vijon:
Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has
Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh
Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
Drejtor i Shkollës së Mesme,Gramsh
Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Please follow and like us: