Albspirit

Media/News/Publishing

Namir Lapardhaja: E kane me mire t’i genjesh se sa t’u thuash te verteten

Ka nje problem me videon ku paraqitet KM Rama ne NEWS 24 duke i thene dikujt “mo me ca b…”, por dhe me publikime te tjera ku Rama shfaqet arrogant, i paedukate, qe fyen etj. Problemi eshte se shqiptareve nuk i ben pershtypje arroganca, fyerja, sharja, fjalori i rruges.
Ata, ne vend te mbajne nje qendrim, thone: “E pe? Sa mire ia beri!”. Ne vend te reagojne, thone: “Sa bukur ia dh…atij.” Ne vend qe te ndihen te fyer, kenaqen me spektaklin bajate dhe te shemtuar.
Por kjo nuk eshte vetem me KM Rama.
Kjo eshte nje fryme e pergjithshme. Ky popull ka vleresim me shume per rrugaçin se sa per njeriun e urte; ka me shume respekt per hajdutin se sa per te ndershmin (ai nuk eshte per veten e tij, – thone per kete te dytin, – e jo me per ne); tregojne me shume miresjellje per injorantin, arrogantin dhe harbutin se sa per isliun dhe te urtin.
E kane me mire t’i genjesh se sa t’u thuash te verteten…etj.
Keshtu qe yxhym perpara.

Please follow and like us: