Albspirit

Media/News/Publishing

Pushkatimi i Zai Fundos në Kolesjan të Lumës me 23 shtator 1944 dhe poezia e Agim Vincës

Petrit Palushi

 

Zai Fundon, mbasi partizanët e Brigadës V-të e arrestuan në Malin Dobrej (Malësi e Gjakovës), e sollën të lidhur në Kolesjan të Lumës. Natyrisht që Sh. Peçi me krejt këndellje do zbatonte urdhrin e E. Hoxhës, sepse dy ditë më parë, E. Hoxha kish nisur radiogramin për torturimin deri në vdekje dhe më pas pushkatimin e Fundos. Si për ironi të fatit, idealisti, i kulturuari dhe antikonformisti Fundo, njohësi i shtatë gjuhëve të huaja – do pushkatohej mu në katundin, në të cilin qe hapë e para shkollë shqipe e visit të Lumës në 1911-n.  Kur F. Noli mori vesh për ekzekutimin e Fundos do të shprehej me trishtim të dukshëm: “Ç’i mbetet Shqipërisë po i prishëm njerëz të tjerë të mëdhenj si Fundoja”!

 

Porosia e Enverit per Zai Fundon

Enver Hoxha eshte nder te paktet diktatore te Europes Lindore ish Komuniste qe ka lene me doren dhe firmen e tij nje urdher vrasjeje. Nje urdher makaber mbi te gjitha, dhene kunder nje militant Komunist. Dokumenti qendroi i mbyllur ne arkivin personal te Hoxhes per me shume se 50 vite derisa ai u zbulua dhe sot ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Behet fjale per nje urdher dite qe mban daten 21 Shtator 1944 dhe numrin protokollar nr. 46. I drejtohet Komandantit te Forcave Partizane ne Veri, Shefqet Peci. Urdheri ishte pergjigje ndaj nje njoftimi se ishte kapur Zai Fundo, nje komunist i vjeter, anetar I Kominternit, por qe kishte hyre ne konflikt me Rusi me komunistet atje dhe qe denuar nga Stalini. Ne Shqiperi Zai Fundo njihej si nje luftetar antifashist. Fundo po luftonte kunder gjermaneve se bashku me Said Kryeziun dhe misionin britanik kur u kap nga forcat partizane. Enver Hoxha e njihte ate nga vitet qe jepte mesim ne Korce. Ja urdheri qe dha per te:

“Zain e Fundos ta torturoni deri ne vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Ti kerkohet te jape shpjegime per kete pyetje: pse ka ardhur ne Kosove? Kush e ka derguar dhe me c’direktiva? Cilat jane qellimet e Ganiut dhe te Englezeve. Te japi shpjegime per aktivitetin e tij te meparshem dhe per tradhetine e tij. Deponimet e Zaiut na i dergoni kendej me nje njeri te sigurte. Zain e vrisni andej. Enver”.

Zai Fundo perfundoi realisht i vrare pas disa oresh tortura. Deshmitaret rrefejne se kthilmat e tij degjoheshin deri larg.  Mekati i vetem ishte se Enver Hoxha nuk e donte dhe po zbatonte nje urdher te sovjetikeve dhe jugosllaveve.

 

Please follow and like us: