Albina Deda: Vota jonë ka frymë dhe shpirt
Qytetarë të Mirditës, Lezhës e Kurbinit! Vëllezër e motra demokratë! Edhe pak ditë na ndajnë nga 25 Qershori. Është në mendjen dhe dorën tonë që kjo datë të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë si dita kur ne së bashku shpëtuam demokracinë dhe ndëshkuam krimin shtetëror dhe oligarkinë! Këtu duhet të rifillojë ngritja e dinjitetit tonë qytetar, i cili po dhunohet e tallet me cinizëm nga një psikopat narcist, i cili me pafytyrësi së bashku me ortakun e tij në kusari po “luftojnë”si Sanço Pança se kush të bëjë opozitarin.
Ata jo vetëm nuk e konsiderojnë opozitën dhe qytetarin, por mundohen me forma idiote të sajuara e konspirative të fshijnë kujtesën tone, e cila për ata nuk ka moshë vetëm 4 vjeçare, por daton prej vitit 1944. Pikërisht atëhere u institucionslizua me dhunë e mashtrim kjo farë e pështirë, e cila sot është e njëjtë gjenetikisht, por më e sofistikuar dhe më e fortë materialisht.
Ndaj për këdo por për njerëzit e vendindjes sime më shumë se për këdo ky regjim e kjo kastë nuk durohen kurrë. Ndaj dhe vota jonë duhet të ketë frymë e shpirt hyjnor për t’u përballur me Edi Ramën, Ilir Metën dhe aksesorët e tyre të pështirë.
Frymën e shpirtin vota jonë e merr nga shpirti i djemve të Qaf Valmiririt që etërit e tyre i varrosën të gjallë. E merr nga vuajtja gjysëm shekullore, burgosja, dhunimi, internimi e pushkatimi i prindërve tanë. E merr nga fryma e mijëra klerikëve që u flijuan. E merr nga e ardhmja e shpresa e fëmijëve tanë, të cilët janë jetimë e të abandonuar nga Republika e Oligarkisë.
Sot nderi dhe krenaria shqiptare janë në provë të triumfojnë ose të hidhen në qoshe si të pavlerë si rrobat e GAB-it! Taktika Rama-Meta është taktike infantile e tymuese dhe aspak reflektim. Ata janë ujqër dhe çakej, që kacafyten për një llokmë më tepër e që duan sërish ta shkoqin nga trupi i sfilitur i Shqipërisë. Nesër do jenë bashkë pas një dreke me pafytyrësi në Gjirin e Lalëzit apo te Pazari i Ri. Krimineli e hajduti nuk kanë fytyrë as sedër.
Ndaj le të bashkohemi jo thjesht si në një rit politik për të shkuar drejt pushtetit, por si në një operacion shpëtimi humanitar ku rrezikohet aveniri ynë dhe nderi kombëtar. Flamuri mavi ka degjeneruar, ndaj Edi Rama po tund si velat e shpëtimit flamurin kuq e zi! Dijeni mirë se ky njeri e çeta e tij nuk kanë lidhje as me flamur as me Atdhe, as me nder kombëtar e as me dinjitet familjar. Gjithçka është mashtrim mediokër ordiner. Vetëm për ata nuk ka dilemë.
Në këto kushte kur nuk bëhet fjalë për një mandat 4 vjeçar, por për një tentativë përfundimtare për të nënshtruar e mashtruar çdo shqiptar është vota jonë shpëtim. Është vota jonë që nuk ka brenda saj formalitetin individual të votimit, por fuqinë magjike të shpëtimit.
Le t’iu bashkohemi popujve të qytetëruar të botës demokratike që, nën lidershipin Trump a Macron, treguan fuqinë e qytetarit të lirë. Ndaj jam e sigurt se dhe ne kemi dinjitet, krenari e vullnet që më 25 Qershor të tregojmë se ekzistojmë.