Avokatja e Popullit, Ballanca: Do të mbroj me përkushtim liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nisi sot zyrtarisht detyrën pranë institucionit të Avokatit të Popullit.
Paraardhësi i saj, Igli Totozani, në një ceremoni mirëseardhjeje i bëri prezantimin me stafin e institucionit dhe i kaloi detyrën zonjës Ballanca.
Në fjalën përshëndetëse mbajtur para stafit, Avokatja e Popullit u shpreh se ndihej e privilegjuar që do drejtoj këtë institucion dhe angazhohem të mbroj me përkushtim Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.
“Dy paraardhësit e mi, Dobjani dhe Totozani kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj edhe unë do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur”.
Please follow and like us: