Mohammed bin Salman emërohet trashëgimtar i fronit të mbretit
Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka emëruar djalin e tij Muhammed bin Salman, si trashëgimtar të fronit, bazuar në një dekret mbretëror.
Mbreti i ka hequr pozitën e trashëgimtarit, nipit të tij 57 vjeçar, Muhammed bin Nayef duke e zëvendësuar atë me 31 vjeçarin, Muhammed bin Salmanin.
Trashigimtari i ri i fronit të mbretit, Muhammed bin Salman, u emërua edhe si zëvendës kryeministër si dhe mbajti postin e tij si ministër i mbrojtjes.
Muhammad bin Salman, i cili ka lidhje të ngushta me SHBA-të, shihet si një figurë e rëndësishme në mbretëri. Ai po ashtu ka udhëhequr intervenimin e Arabisë Saudite në Jemen.
Sipas raportimeve emërimi i bin Salmanit është aprovuar edhe nga këshilli i cili ka votuar për ndryshimet e reja.
Televizioni Al-Arabiya me qendër në Dubai, raportoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përgëzuar trashigimtarin e ri dhe duke thënë se dëshiron të rrisë partneritetin e SHBA-së me Arabinë Saudite.