Parlamenti gjerman voton tërheqjen e trupave nga Turqia
Parlamenti gjerman do të votojë sot për tërheqjen e trupave të Bundeswehr nga një bazë ushtarake në Turqi, pas një mosmarrëveshjeje diplomatike gjatë të cilës Ankaraja vendosi të ndalonte deputetët gjermanë që të vizitonin bazën.
Rreth 260 trupa gjermane janë të vendosur në Incirlik, një baze ajrore që ndodhet pranë kufirit me Sirinë, si pjesë e luftës kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik.
Bundestagu ka vendosur të votojë për zhvendosjen e tyre në një bazë në Jordani.
Kabineti i kancelares, Angela Merkel tashmë e ka miratuar vendimin, çdo lëvizje duhet të votohet nga një shumicë e thjeshtë votash në Bundestag.
Një ndër faktorët kyç të përkeqësimit të tensioneve midis vendeve lidhet me pranimin e azilkërkuesve të Gjermanisë ku përfshiheshin ushtarë dhe diplomatë turq të akuzuar nga Ankaraja për lidhje me lëvizjen e klerikut islamik Fethullah Gulen.