Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë shenjat që tregojnë se mashkulli juaj është në depresion – nga humbja e interesit për seks e deri te vetëmjekimi me alkool

Nëse ka ndonjë dyshim për nevojën e një Dite Ndërkombëtare të Meshkujve, fakti se 4,500 meshkuj e vrasin veten çdo vit mund t’i bindë edhe cinikët më të mëdhenj.

E veçanërisht kur ky numër do të thotë se rreth 12 meshkuj – të gjithë vëllezër, baballarë, djem e shokë të dikujt – i japin fund jetës së tyre çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Një organizatë tregon se ky numër është në rritje të madhe dhe nuk ka shenja të rënies. Megjithatë, pavarësisht se ky lajm është me të vërtetë tragjik, a është në të vërtetë kaq befasues?

Pas së gjithash, ka shumë gjëra për të cilat meshkujt janë të depresuar. Siç tregojnë statistikat, meshkujt jo vetëm që i lënë pas gratë në nëntë (9) nga dhjetë (10) sëmundjet më vdekjeprurëse, duke i përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmet në tru, pneumoninë, diabetin etj., por gjithashtu meshkujt vdesin pesë vite më herët sesa gratë.

Pra, është e rëndësishme që mjekët të gjejnë rrënjët e këtyre problemeve – e veçanërisht simptomat e depresionit dhe vetëvrasjes.

Njohja e shenjave dhe simptomave depresuese mund të jetë me të vërtetë një çështje jetë apo vdekje për meshkujt. Për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse një mashkull është duke vuajtur nga depresioni apo gjendet në prag të vetëvrasjes, më poshtë i keni disa shenja dhe simptoma:

Vetëmjekimi me alkool apo droga

Dy gjinitë mund të zgjedhin rrugën e shishes së alkoolit për të bërë qejf – ose edhe më keq – kur stresi arrin majën, meshkujt janë shumë më të prirë të përdorin alkool dhe droga për t’u ballafaquar me ndjenjat e tyre, transmeton Telegrafi.

Pra, në mënyrë natyrale ekziston një diferencë mes konsumimit për argëtim dhe konsumimit për t’u harruar.

Shpeshherë personi që është në depresion nuk i vëren gjërat që i bën, pra mundësitë janë të mëdha që ju do t’i vëreni e para.

Nuk është e rekomandueshme të konsumoni më shumë se gjashtë gota birrë në javë, si dhe ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që dy ditë të javës të mos konsumoni fare alkool.

Meshkujt në depresion flenë shumë ose nuk flenë fare hiç

Të gjithë e shijojmë një natë të mirë e të gjatë me gjumë. Por, një lodhje e pafundme dhe e përditshme mund të jetë shenjë paralajmëruese për diçka më të keqe – e veçanërisht te meshkujt që janë mjaftueshëm të rinj për të pasur nivele të mëdha të energjisë.

Siç ceket nga CALM, lodhja e përditshme, humbja e motivit për të përfunduar ndonjë gjë dhe nevoja e shpeshtë për gjumë mund të jenë shenja të depresionit, por edhe të pagjumësisë.

Pesë deri në gjashtë orë gjumë duhet të jenë minimumi për çdo të rritur, por ekspertët shëndetësorë sugjerojnë se është mirë të përpiqemi t’i bëjmë nëntë orë gjumë çdo natë.

Zemërimi…

Është lehtë të vërehet zemërimi i një mashkulli – qoftë edhe nëse ky zemërim nuk i drejtohet askujt por vet atij, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, si reagim natyral ndaj sfidave të jetës, zemërimi shpeshherë ndërlidhet edhe me diçka shumë më të thellë sesa që duket në sipërfaqe – diçka që ne nuk e shohim, por që ai me të vërtetë e ndjenë.

Kjo do të thotë se një person i tillë nuk është vetëm i paarsyeshëm apo i egër, por do të thotë se ai ka edhe nevojë për ndihmë.

Përndryshe, gjinitë dallojnë shumë, pasi që përderisa femrat mund të qajnë kur janë në depresion, meshkujt shpeshherë bëhen gjaknxehtë dhe të zemëruar.

Kjo mund të jetë normale, por prapëseprapë mbetet simptomë e një problemi të madh dhe është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje.

Mungesa e interesit për seks

Nuk është nevoja të ceket se shumica e meshkujve e dashurojnë seksin. Por, kur stresi apo depresioni i pushton meshkujt, dëshira e tyre seksuale mund të jetë ndër gjërat e para që do t’ju ikë atyre.

Humbja e libidosë është ndër problemet më të zakonshme që i prekë mbi një në pesë meshkuj në ndonjë periudhë të jetës së tyre. Shpeshherë ajo ndërlidhet me stresin profesionale apo personal, ose edhe me ndryshimet e rëndësishme jetësore si shtatzënia.

Sidoqoftë, një humbje e papritur e libidosë – e veçanërisht kur zgjatë për një kohë të gjatë apo vazhdon të rikthehet – mund të jetë indikator i një problemi personal, mjekësor apo problem i stilit të jetës që po ju pengon dy partnerëve në një lidhje.

Humbje e apetitit apo ngrënie e tepërt

Njëjtë sikurse që meshkujt janë të prirë ta mjekojnë veten me alkool dhe droga ilegale, ata gjithashtu mund të mbështeten edhe në ushqim falë vetive të veta që i ka të lirimit të endorfineve.

Zakonisht çrregullimet e ngrënies perceptohen si gjendje të cilat i prekin vetëm gratë – por kjo është larg së vërtetës.

MGEDT raporton se mes 10 dhe 25 për qind të atyre që përjetojnë çrregullime të ngrënies janë meshkuj.

Prandaj, lehtë mund të supozohet se një mashkull që hanë shumë – ose shumë pak – nuk është diçka që duhet brengosur. Në realitet, kjo dukuri është ‘flamur i kuq’ dhe shpeshherë shenjë e vet-sabotazhit./Telegrafi/

Please follow and like us: