Rumani, e majta rrëzon qeverinë e kryeministrit Grindeanu
Maxhoranca e së majtës në pushtet në Rumani miratoi sot një mocion mosbesimi kundër kryeministrit Sorin Grindeanu, në këtë post për më pak se gjashtë muaj, në sfondin e mosmarrëveshjeve brenda partisë social-demokrate (PSD). Mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga lideri i PSD-së u miratua me 241 vota nga 464 deputetë, njoftoi Parlamenti. PSD dhe aleati i saj i vogël ALDE duhet tashmë të propozojnë një kryeministër të ri pëer t’ia paraqitur presidentit të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis.
Please follow and like us: