Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Faleminderit Kinë! Negociimi yt me Korenë e Veriut dështoi

Prej muajsh, presidenti Donald Trump, zëvendësi i tij Mike Pence, si dhe zyrtarë të lartë amerikanë deklaronin se çdo progres përsa i takon programit bërthamor të Koresë së Veriut varej nga Kina.

Por me 140 gërmat e “Twitter”-it, Trump i dha fund kësaj shprese, duke treguar se përpjekjet kineze nuk funksionuan.

“I vlerësoj shumë përpjekjet e presidenti Xi dhe të Kinës për të ndihmuar në çështjen e Koresë së Veriut, por nuk funksionuan. Të paktën e di që Kina u përpoq”, tha Trump.

Mediet amerikane shkruajnë se komenti i Trump zuri në befasi shumë njerëz në administratë, të cilët nuk dinë të jetë zhvilluar ndonjë takim Kinë-SHBA, ku u nxor ky përfundim.

Në të shkuarën, Trump ka thënë se preferon të punojë bashkë me Kinën për të zgjidhur problemin e Koresë së Veriut, por ka shtuar gjithashtu se këtë mund ta bëjë edhe i vetëm.

Si zakonisht, komentet e Trump në “Twitter” lënë shumë vend për të diskutuar, madje edhe spekuluar, pasi tashmë që Kina nuk ia doli dot, presidenti amerikan nuk sqaron se çfarë do të ndodhë.

Askush nga fuqitë e mëdha nuk dëshiron një Kore bërthamore, por diplomacia ndërkombëtare është shumë më e ndërlikuar sesa thjesht një ndërhyrje e njëanshme, e presidenti Trump duket se tashmë e ka mësuar këtë.

Please follow and like us: