Blendi Salaj: Nuk e kuptoj si përfitojnë nga bojkoti qytetarët e pakënaqur
Nuk e kuptoj si përfitojnë nga bojkoti qytetarët e pakënaqur. Duke bojkotuar, është si të mos ekzistosh nga ana elektorale. Nuk është se lë një gjurmë, thjesht zhdukesh. Ajo shifra e përqindjes së bojkotuesve s’vlen për asnjë aksion. Do bindë të bindurit për mbprapshtinë e sistemit tonë partiak? Se analistët në studiot do ta nakatosin me plazhistat, ata që u dhimbte dhëmballa dhe s’shkuan të votojnë, gjumashët etj…
Ndaj bojkoti sado i lartë të shkojë vetëm sa do u shërbejë politikanëve të kastës të thonë se përfaqësojnë përqindje shumë më të larta shqiptarësh nga ç’përfaqësojnë në të vërtetë. Ndaj nëse je nga ata që u bëhet stomaku shuk kur shikon këta hijenat në TV. Vëru 4. Voto SFIDA për Shqipërinë, apo këdo forcë jashtë tepsive të qeverisjes dhe bëje votën tënde të vlejë.