Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi, imazh në reklamat amerikane

Era Istrefi po kërkohet në SHBA jo vetëm për muzikë por edhe për diçka tjetër. Imazhi i saj, deri më tani është parë në dy reklama të rëndësishme, një e firmës Guess, e së fundmi ajo e koleksionit më të ri të Sinful Colors, kompani e prodhimit e shitjes së manikyrëve me po të njejtin emër.

Kjo e fundit, jo vetëm që ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare për më shumë përfitime reklamimi, por ka mundësuar edhe një konkurs, nëpërmjet të cilit klientët do të kenë mundësi të takojnë Era Istrefin. Po, kaq popullaritet ka Era (me sa duket)! Njoftimin e ka publikuar artistja në Instagram, ku ndër të tjera shpreh lumturinë për një bashkëpunim të tillë. Nëse klikoni në faqen zyrtare të Sinful Colors, do të shihni imazhin e Strefiet, për koleksionin ‘Pride’ të kësaj firme.

Stili ekstravagant e bukuria që e karakterizon, janë ndoshta faktorët kryesorë që tërheqin vëmendje nga ana e Erës, e cila pritet për të tjera bashkëpunime në botën e reklamave, ose të paktën kështu duket nga hapat që po hedh së fundmi. Në galeri do të gjeni postimin e plotë të artistes, si dhe fotot e publikuara në Instagramin e Sinful Colors./politiko.al/

 

Please follow and like us: