Albspirit

Media/News/Publishing

Fushata, pezullohen 2 drejtorë spitali dhe një kryeinfermier


Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka pezulluar sot nga detyra dy drejtorë spitali dhe një kryeinfermier për shkak se janë përfshirë në fushtën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Arben Beqiri ka pezulluar drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd, Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë dhe Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor në Kolonjë.

Ministri i Shëndetësisë deklaron se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Në muajin e fundit, Ministri i Shëndetësisë ka pezulluar dhe shkarkuar nga detyra disa drejtues për përfshirje në fushatë elektorale.

 Deklarata e plotë

Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra: Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Please follow and like us: