Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë: Në Maqedoninë perëndimore nuk ka maqedonas, ata janë shqiptarë
Profesor Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë.
Ai në Maqedoni është i nohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.
Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete, Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qipron, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas.
Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni…”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedonine lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur”, kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka – ata janë shqiptarë”- njofton Zhurnal.mk.