Ilir Levonja: Partitë pjellin edhe Hitlerë
Në sherrin e madh mes socialistëve dhe lësëi-stave, ne demokratët jemi bërë për të qarë hallin. Një çarje të tillë kurre se kishim imagjinuar. Bluja e ca tollumbaceve të zbehta është sot me sytë nga dy krahë. Një lloj fëmije e çoroditur në pritje të fundit të sherrit të të mëdhënjëve. Konvertuar në rezultate vote. Me siguri të përgatitur për një opozitarizëm ku t’i thërrasim mëndjes. Ose një aleancë me një nga ata. Të mëdhenjtë që po shtypin barin. Po gjasat janë për një opozitarizëm. Pasi njëra nga paradhomat e mban mire me Metën. Tjetra me Ramën. Dhe me siguri paralel do të kemi edhe një betejë shtrigash mes vedit. Kështu që opoztarizmi është më i mundshëm. Por edhe për faktin se LSI-ja shquhet për të harruar e për të bërë aleanca. E ka qartësisht në gojë formulën. Për të mirën e vendit. Që vendi të mos shkoj në krizë etj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga rrjedhja e rinisë. Dhe natyrisht, këtë shpëtim e gjen tek administrata. Kjo strategji kancerogjene që e po ia thane rininë dheut të shqiptarëve.
Të gjithë e shohin administratën si një lope. Dhe shkojnë aty me kova bosh. Duhet të jemi aktualisht vendi me administratën më të madhe në botë. Edhe pse në ekonominë e tregut, një e tillë është apartament me dy dhoma e guzhinë. Tek ne është një qytet i tërë. Një hollivud ose diznej land, vendi i ëndrrave. Dhe ne shqiptarët për një vend, për pak hirearki, shesim edhe vedit. Jo më një karabina me emrin parti. Madje e bëjmë dukshëm, me suport politik të të mëdhenjëve. Por ndofta ka ardhur ajo koha kur njeriu po e ha njeriun. Dhe ekzistenca është parësore se parimet dhe bindjet. Nga ana tjetër nuk ke se çfarë i thua asaj zonjës nga Pogradeci. Një qytetare me bindje, e cila nuk pranon të përfaqësohet nga një i pashkolluar. Nga fenomeni i meritës së babait aq më tepër kur ky është një soj mallinj i prirjeve politike të grupuara në një parti. Nëse një qytet ka njerëz të tillë, që dallojnë se nuk përfaqësohen në kuvend, që nuk ndihen rehat përmes këtyre listave. Atëhere mund të themi pa frikë lum ai. Në fund të fundit u japin njëshave një mesazh në thyerjen e qafës. Atë që mospërfillja apo deviza bëni si them unë. Ka vdekur një here e përgjithmonë. Dhe se demokracia është vendim marrje në grup. Kolegjiale. Jo urdhër porosi.
Po humbja nuk është fundi i botës. Sidomos kur humbet me dinjitet. Më e rëndësishme është se çfarë vjen pas saj. Një reflektim për së mbari. Apo një luftë deri në shpërbërje. Kjo mbetet për tu pare. Por gjasat siç e thamë janë frenetike. Me linçime. Dhe pa diskutim, dorë në këtë çorbë, parësore, kanë ata që nuk njohën asnjëherë instucionin e dorëheqjes. Apo të hapjes së krahut.
Megjithatë është akoma më e madhe vala e të mëdyshurve. E të pa përfaqësuarve. Eshtë më e madhe se ajo e asaj qytetares në Pogradec. Shumë prej tyre pyesin veten ditë më ditë. Dhe shumë prej tyre betohen për mos pjesëmarrje në votime. Eshtë një lëngim social si produkt i strategjive të njëshave. Të atyre që nuk duan të ndjejnë dhe respektojnë vullnetin e masave. Por u imponohen. Dhe shumë prej tyre vendosin të mos dalin. Politika të mashtron, të thonë.
Dilni e votoni. Votoni për atë që ndjeni e ua do zemra. Në fund të fundit më mire me faj përballë partisë se sa vetes tuaj. Partitë kanë sjellur edhe Hitlerë në krye. Por vendet qytetarë.
Dhe ta dini, për këtë ka nevojë, fshati, qyteti, apo vete vendi juaj. Vete ju!