Ish-ministri dërgon videon e mitingut të LSI në emision, Meta: Mos u merr me atë kumarxhi
PS dhe LSI nuk lënë rast pa sulmuar njëra-tjetrën. Meta ka qenë i ftuar në emisioni “Opinion” mbrëmjen e djeshme dhe gjatë trasmetimit drejtuesi I emisionit, Belnedi Fevziu ka marrë një video ku tregoheshin karriget bosh në një miting të LSI-së në Berat në kohën kur aty po fliste Ilir Meta.
Por për shkak të pakujdesisë së Fevziut, të ftuarit në studio e panë që mesazhin ia kishte dërguar Blendi Klosi. Dërguesin e mesazhit e pa edhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta.
“Po me atë kumarxhi merresh ti, që ndërron qarkun në cdo zgjedhje, njëherë andej, njëherë këtej? Mos u merr me atë bizhozxhi”, – iu drejtua Meta Fevziut.
Please follow and like us: