Albspirit

Media/News/Publishing

Këngë labe për zgjedhjet, “nuk duam timon, me dobiçë në prehër”

PS e Vlorës ka njoftuar për këngën më të re të një grupi polifonik lab “Buronjat Labe” që i këndon zgjedhjeve të 25 qershorit. Kënga më shumë se një frymëzim për Ramën është kundër Metës. E duam timonin pa dobiçë në prehër, këndojnë vlonjatet.

Kënga:

Presidenti është marros, dekrete s’do t’i firmos.

Demokratët me Lulzimin ëndërrojnë delegimin…

Janë për republikë të re nga çadra drejt në qoshe…

Relaksia pushtoi kampin, mbretëron fotua me Trumpin…

Beni u bë ecën vetë, paralajmëron për tërmet…

Ka dalë Libra me Ben Blushin para kohe të vjelë rrushin..

Me Benin s’mbarojnë çuditë, është dhe do jetë opozitë…

Në 25 qershor shpërthen dufi popullor…

S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër…

Në një dorë të jetë timoni, i sigurt destinacioni…

Zgjedhëm Alfën, Betën, Gamën, Rilindjen me Edi Ramën…

Me Rilindjen avancuam, bashkë për Shqipërinë që duam…

Please follow and like us: