Albspirit

Media/News/Publishing

SFIDA dhe LIBRA si alternativa për të majtët e të djathtët, të tjerat lëng groshe…

Nqs vizioni juaj pastaj shkon jo më larg se pragu i shtëpisë tuaj të vogël, atëhere ju mund të votoni PD, PS, LSI, PDIU, PDNJ, PR dhe deri te Bashkimet Profesionale

Nga Ilir Vasili

Në kushtet e sotme, për aq sa shikoj dhe kuptoj unë politikën dhe horrat e politikës në Shqipëri, për mendimin tim vetëm dy parti janë të formatuara saktë në arenën politike shqiptare, me ide dhe programe të qarta politike. Ato janë

1 – SFIDA për bindjet e djathta dhe

2 – LIBRA për bindjet e majta.

Te gjitha partitë e tjëra ekzistuese janë vetëm lëng groshe të gatuara mbi baza klanore dhe interesa grupesh aspak popullore, në shërbim të vetvetes, ku mishi është ekskluzivitet vetëm i kryetarëve.

Nqs si popull doni ta mbyllni njëherë e mirë kapitullin e tranzicionit dhe të zhdukni përfundimisht politikën e zezë që ju ka sunduar gjatë gjithë këtyre 30 vjetëve, hapi i parë drejt normalizimit është të votoni vetëm njërën nga këto dy parti duke injoruar përfundimisht partitë e tjera. Qofshi ju verior, jugor, malsor, fushor, qytetar apo katundar, të larë apo të palarë, të pjellur apo të lindur, të gjallë apo të rilindur, nqs vërtet ndjeheni shqiptar dhe doni që Shqipëria të fillojë të funksionojë siç duhet të funskionojë një shtet normal, atëhere votoni sipas bindjeve përkatëse që keni për SFIDA ose për LIBRA duke i dhënë leksionin e merituar politikës së talljes dhe mashtrimit që ju vet keni ushqyer derimë sot.

Nqs vizioni juaj pastaj shkon jo më larg se pragu i shtëpisë tuaj të vogël, atëhere ju mund të votoni PD, PS, LSI, PDIU, PDNJ, PR dhe deri te Bashkimet Profesionale po të doni, por mos thoni që votova djathtas, apo votova majtas sepse vetëm sa keni ngatërruar drejtimin ose nuk dini as vetë çfarë bindjesh keni dhe çfarë drejtimi doni të shkoni. Sepse asnjëra nga Partitë e derimëtanishme në Shqipëri nuk ka qënë as e djathtë as e majtë, por kanë qënë, janë dhe do të mbeten vetëm grupe të strukturuara kriminale me prejardhje diktatoriale, me kollare apo me benevrekë, për tju mbajtur nën presionin e pushtetit të tyre duke ju përcarë dhe sunduar, për të futur në xhepin e tyre me aprovimin tuaj, të gjitha pasuritë që i takojnë popullit shqiptar. Dhe për këtë ju kërkojnë votën.

Por mos harroni se kur votoni, keni të vetmin rast të tregoni se çfarë populli jeni dhe çfarë meritoni. Për katër vitet e ardhshme do trajtoheni ashtu siç do zgjidhni me 25 Qershor.

Votim të mbarë.

Please follow and like us: