Albspirit

Media/News/Publishing

Shkon tek gjimnazi i tij për një detaj me rëndësi/ Bojaxhi: Ja sa nga shokët e mi kanë emigruar

Gjergj Bojaxhi, kandidat i partisë Sfida për Shqipërinë, ka përgatitur listën me emrat e shokëve dhe shoqeve të klasës ku ata të cilët kanë emigruar kanë përbri flamurin e vendeve ku kanë emigruar.

Bojaxhi thotë se më shumë se gjysma e klasës së tij në shkollën e mesme janë larguar me familjet e tyre.

“Ndodhem përballë shkollës sime të mesme, gjimnazit Petro Nini Luarasi, dhe më shumë se gjysma e klasës sime të maturës nuk ndodhet më në Shqipëri. Kanë emigruar jashtë dhe së bashku me ta, familjet e tyre dhe fëmijët e tyre,” tha Bojaxhi.

Kandidati për Tiranën i Sfida për Shqipërinë vijoi duke thënë se ka nevojë që të mund të ndërtohet një e ardhme me mundësi e oportunitete këtu në Shqipëri.

“Kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme këtu, në këtë vend. Kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme ku njerëzit të shikojnë oportunitete për një jetë të drejtë. Sfida për Shqipërinë beson se me votë dhe me ndëshkim për këta politikanë, kjo mund të arrihet,” tha Gjergj Bojaxhi.

Bojaxhi u kërkoi qytetarëve që të dielën të zgjedhin Sfidën për Shqipërinë në fletën e tyre të votimit.

“Ne mund ta arrijmë një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët tanë. Prandaj, më datë 25 votoni numrin 4. Votoni Sfida për Shqipërinë që të nisim ndryshimin,” përfundoi deklaratën Gjergj Bojaxhi. Partia Sfida për Shqipërinë renditet në fletën e votimit me numrin katër, me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Please follow and like us: