Alban Bala: Do te te gjej aty ku jetojne endrrat
Kushedi me cfare merr fryme tani
Shpirti jot i lire!
Shkuan dhimbjet e tua dhe u ndalen tek une…
Tash malli ka nisur te belbezoje si foshnje
Qe duhet te mesoje fjalen Nene
Para se te dale ne rruge…
Do te behet burre malli im per ty!
Me syte e tu mbi sup ditet e mia do plaken.
Do te te kerkoj mbi cdo kokerr sheqeri
Qe bie prej luges
Nga dora jote qe dridhet prej mallit.
Do te te puth me kujtime dhe do te te sjell lule
Nga nje kopesht i larget qe s’e kam pare as vete…
Mbi aroma do te pres te ulesh si bleta
Do me perkedhele dikush, e di,
me zerin tend
Me heshtjet e tua do te thur nje buqete…
Ti do me urosh kur te iki perlotur
Nga une tek vetja…
Do te te gjej aty ku jetojne endrrat
Ndersa sillem mes gjerave qe ju humb kuptimi
Po t’i pastrosh nga gjurmet e prekjeve…
Me thuaj sonte
A ikin vertet njerezit?