Albspirit

Media/News/Publishing

DAP rikthen në detyrë Plarent Ndrecën

Departamenti i Administratës Publike ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për pezullim nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca.

Sipas Departamentit të Administratës Publike, akti i Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Plarent Ndrecës nuk kishte vlerë juridike.

Kujtojmë se shkarkimi i Plarent Ndrecës nuk shkaktoi pak probleme për ministrinë. Ndreca refuzoi kategorikisht shkarkimin, dhe po ashtu tentoi të hynte sërish në ambientet e ministrisë, ku edhe u konfliktua me punonjësit, pasi ministrja teknike Mirela Karabina kishte dhënë urdhër që Ndreca të mos futej më.

Please follow and like us: