Albspirit

Media/News/Publishing

Jonad Dhrami, zëri potencial që përfaqëson qytetarët vlonjatë nën siglën e “SFIDA”

Jonad Dhrami, një i ri 31 vjeçar, nip Vlore, plot pasion vullnet e dëshirë për të dhënë një kontribut modest plot vlera për qytetarët vjen si kandidat për zgjedhjet parlamentare nën siglën e SFIDES. Pas një jetese 19 vjeçare në Romë ku dhe është diplomuar në Fakultetin e Ing.Informatike në La Sapienza të Romës, Jonad Dhrami sjell kandidaturën e tij e cila vjen si rrjedhoj e një detyrimi qytetar që ai ka, si dhe si një dëshirë e madhe për të dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetarëve të Vlorës. Janë pikërisht këto vlera të cilat Dhramo zotëron duke u bërë në këtë mënyrë zëri potencial i cili do përfaqësoj më së miri qytetarët vlonjat. Në një intervistë ëpr poratlin “VIZION.COM.AL”, ai thotë se Vlora duhet të ndëshkojë me votë këtë tallje dhe poshtërim 27 vjeçar dhe duhet të marrë në dorë fatet e së ardhmes.

Zoti Dhrami, ju jeni kandidat për deputet i “SFIDA” në qarkun e Vlorës. Nga ju erdhi ftesa për të kandiduar, dhe si e pritët?

Gjate periudhes kur grupi themelues i Sfides po fillonte punen per krijimin e levizjes, rreth 1 vit me pare, u kontaktova nga Gjergj Bojaxhiu, nje nga anetaret themelues, per te diskutuar rreth situates politike ne vend dhe mundesise se angazhimit tim ne nje levizje “ndryshe”. Gjithmone me ka pelqyer politika pasi e kam pare si nje mundesi per te dhene nje kontribut te drejtperdrejt nepermjet ideve dhe njohurive individuale dhe kolektive per te rregulluar dhe zgjidhur problematika qe i perkasin nje konteksti te caktuar shoqeror. Per mua politika nuk lidhet thjesht e vetem me mandatin politik, deputet, minister etj por me shume e shoh ate te lidhur me aftesise per te perfaqesuar nje grupim qytetar te cilet ndajne te njejtat shqetesime. Dhe nisur nga kjo, jam munduar gjithmone te jepja kontributin tim kudo ku ishte e nevojshem ky perfaqesim apo dhe mendim profesional per te zgjidhur probleme kolektive e shoqerore. Si rrjedhoj, edhe ftesa e Sfides u prit me interes dhe shume pozitivitet. Pas disa muajsh diskutimesh, ku edhe pash qe vlerat, objektivat dhe perfaqesimi i Sfides perbehej nga persona te ngjashem me ato qe ishin edhe idete e mendimet e mia, vendosa te ndermerrja hapin final, ate te kandidimit si perfaqesues politik i Sfides per Vloren, qytetin tim te dashur per te cilin kam bindjen time se do ta perfaqesoj ne menyren me dinjitoze te mundshme ashtu si nuk eshte perfaqesuar asnjehere ne keto 27 vite ku pavarsisht numrit te lart te deputeteve ne parlament nuk mbaj mend ndonje fjalim te tyre ne lidhje me problematikat e shumta qe kane rrenuar qytetin ne keto vite.

“SFIDA” , është një parti e re. Çfarë e dallon këtë formacion të ri politik nga partitë ekzistuese?

Mendoj se perfaqesimi politik eshte nje aspekt teper i rendesishem per tu analizuar dhe qe duhet te permbaj nje bashkesi vlerash te cilat jane shtyllat mbi te cilat do te ndertohet identiteti personal si individ, profesionist dhe perfaqesues politik, dhe qe pasqyrojne sa me mire ate qe ti je si person. Sfida eshte pikerisht kjo, jo nje parti e re por nje parti “ndryshe”, nje levizje qytetare qe permban nje bashkesi vlerash humane dhe profesionale, plot integritet te lart moral, qe kane munguar gjate ketyre viteve pluralizem dhe te cilat perfaqesojne sa me mire mua si person dhe ku kontributi im si perfaqesues i ketyre vlerave eshte maksimal. Ne do ti japim me ne fund nje ze te vertet asaj pjese te shoqerise e cila jo vetem ndihet e paperfaqesuar por edhe e poshteruar nga kjo klase politike. Dihet Vlora ka shume probleme, si papunesia, gjendja e shendetesise, arsimi dhe korrupsioni i kudogjendur. Sfida per Shqiperine beson se keto probleme jane pasoje e veprimeve te politikaneve qe kemi pasur dhe kemi. Keto 27 vite, ata kane marre me radhe pergjegjesine per ta cuar kete vend perpara dhe kane deshtuar, me radhe. Ata jane te bindur se nuk kemi zgjidhje tjeter vec tyre, prandaj do te mjaftonte te vazhdojne te merren vesh me njeri-tjetrin. Gabohen, ne nuk do te lejojm me, ne nuk do te presim me. Ne shumica e shqiptareve, jemi te pakenaqur nga politika qe kemi dhe tashme kemi vendosur te behemi bashke. Jemi shume qe duam t’u themi se iu kemi dhene me shume mundesi se duhej. Jemi shume qe besojme se zgjidhja e problemeve tona mund te filloje vetem me largimin e tyre. Jemi shume qe duam ta shohim Shqiperine jo si prone te politikes por si vendin e te gjithe shqiptareve. Jemi shume qe besojme se ky vend ka potencial, mund dhe do te behet.

Cilët shtresë të shoqërisë shqiptare do të përfaqësoni në parlamentin e ardhshëm?

Ne Shqiperi tashme eshte e veshtire te flitet per shtresa pasi ne keto 27 vite politikash korruptive te vetmet qe jane prezente jane ato te super te pasurve, jo me shume se 3-4%, dhe super te varferve. Shtresa e mesme eshte pothuajse zhdukur totalisht dhe si pasoje edhe situata ekonomike ne vend eshte rrenuar gjithnje e me shume. Kjo si pasoje e nje strategjie shume te qart te kastes se vjeter e cila ka rikthyer ne zbatim luften e klasave ne vend ku nese lind ne nje familje politike jeta jote sdo kete probleme arsimi punesimi, por nese i perket pjeses tjeter, atehere jeta jone do te kthehet ne nje Sfide per mbijetese, dite pas dite. Sfida do te perfaqesoje pikerishte kete shumice te Shqipetarve qe jane te paperfaqesuar dhe totalisht te poshteruar nga politika e korruptuar dhe totalisht e paafte e ketyre 27 viteve politik. Ne do te jemi zeri i Shqiperise qe punon, i shqipetarve te ndershem dhe me plot vlera. Do jemi zeri i interesave te atyre qe duan te jetojne dhe te ndertojne te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Vendi ka shume qytetare plot aftesi, pasion dhe deshire per te arritur kete ndryshim dhe ne do jemi perfaqesimi me i mire i ketyre vlerave qe perbejne dhe shtyllat tona kryesore te levizjes.

Për të gjithë votuesit që nuk ju njohin, kush është Jonad Dhrami?

Jonad Dhrami eshte nje i ri 31 vjecar, nip Vlore, plot pasion vullnet e deshire per te dhene nje kontribut modest plot vlera dhe integritet per vendin e tij, i cili jeton prej 20 vitesh si shumica e Shqiptarve ne emigracion, qe kur ishte 12 vjec. Pas  pothuajse 19 vitesh jetese ne Rome te Italise ku dhe u diplomova ne Fakultetin e Ing.Informatike ne La Sapienza te Romes u transferova ne Londer te Anglise ku dhe aktualisht banoj dhe punoj ne profesion si inxhinier. Kandidimi im vjen si rrjedhoj e nje detyrimi qytetar qe une ndjej dhe nje deshire te madhe per te dhene kontributin tim ne sherbim te qytetareve te Vlores, nepermjet integritetit e moralit individual dhe profesional, pasi jane pikerisht keto vlera qe i nevojiten perfaqesuesve politik te vendit per ta larguar perfundimisht nga kjo situate e rende ekonomiko sociale qarkun e Vlores.Te gjithe bashke mundet ti rikthejme besimin, shpresen dhe optimizmin qytetareve te Vlores ku shumica e shoqerise pret me padurim ndryshimin e shume pritur.

 Cili është mesazhi juaj për qytetarët dhe opinionin publik?

Ne 25 qershor, Vlora dhe vlonjatet nuk do shkojne per te zgjedhur vetem kush do jete ne krye te qeverise se tyre per 4 vitet e ardhshme por do vendosin nese ti japin mbeshtetjen e rradhes poshterimit qe politika e korruptuar 27 vjecare do vazhdoje te ndermarre ndaj tyre apo me ne fund, sic besoj, do ta ndeshkojne me vote kete poshterim arrogant. Ne 25 qershor vlonjatet do te duhet te zgjedhin midis te ardhmes se femijeve te tyre, e cila eshte e papune dhe e pashprese, dhe vazhdimin e financimit te jetes se lluksit te femijeve te politikes, te cilet jane te vetmit ne vend qe nuk dine cdo te thot mungese shkollimi dhe punesimi, sakrifice dhe mundi. Kjo pasi ne keto 27 vite deshtimesh Vlora eshte ndare ne dy fraksione, disa ne nenes, sic jane politikanet e kesaj kaste te korruptuar, sebashku me familiaret e tyre dhe disa te njerkes ku ben pjese shumica e vlonjateve te papune e te pashprese. Vlora duhet te ndeshkoje me vote kete tallje dhe poshterim 27 vjecar dhe duhet te marre ne dore fatet e se ardhmes. Nuk duhet te marre ne konsiderat bojkotin e zgjedhjeve pasi nese e ben nje gje te till, te vetmit qe dalin te fituar do mbeten po ata, politikanet e korruptuar dhe femijet e tyre, te cilet do vazhdojne te shijojne jeten e lluksit me leket dhe shpresat tona. Bashke Mundet ti japin nje shprese rinise dhe familjeve te ndershme vlonjate./vizion.com.al/

Please follow and like us: