Kukan do të kryesojë misionin e vëzhgimit të BE-së për zgjedhejt parlametare të 25 qershorit.
Eurodeputeti Eduard Kukan do të kryesojë misionin e vëzhgimit të BE-së për zgjedhejt parlametare të 25 qershorit.
Lajmin e mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, Kukan e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku edhe shtoi se sa herë që vjen në Shqipëri ndjehet si në shtëpi.
Ai shkruan se kësaj here BE i ka dhënë një detyre tjetër, atë të kryetarit të misionit mbikqyrjes së BE-së, në zgjedhjet e së dielës. “Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga parlamenti europian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit.” – shkruan Eduard Kukan.
Eurodeputeti nuk e kursen edhe një mesazh për rëndësinë e zgjedhjeve.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE.” – shton Kukan.