Albspirit

Media/News/Publishing

Rama kërkon publikisht falje për qeverisjen me LSI: Abuzime të neveritshme në administratë

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur akuzat e ashpra ndaj LSI edhe në takimin e fundit elektoral të kësaj fushate zgjedhore.

Nga qyteti i Vlorës, që PS zgjodhi për të mbyllur fushatën, Rama u ndal te administrata, duke iu kërkuar falje të gjithë vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për sjelljet e këqija dhe abuzimet që kanë hasur në zyrat e administratës shtetërore.

“Dua t’i kërkoj falje çdo qytetari të Vlorës për çdo sjellje të keqe apo abuzim në zyrat e shtetit. Nëse ka diçka që më bën të më vij zor në këto 44 muaj përpara jush është marrja me mend e rasteve të panumërta çdo ditë të sjelljeve të këqija dhe abuzimeve të neveritshme në zyrat e administratës shtetërore”, deklaroi Rama.

Please follow and like us: