Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Gjykimi politik ndaj Grupit të Dobrosinit

 

 

Gjykimi kundër Grupit të Dobrosinit, i mbajtur tejet sekret nga fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, që nga fillimi i këtij rasti, ende edhe tash shoqërohet me të njejtat probleme! Nuk ka asnjë element që më bën të besojë që edhe fundi i këtij gjykimi do jenë i drejtë, i paanëshëm dhe meritor (siç e kërkon edhe Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës)!

Mes dyshimeve të fuqishme, në këto seancat e fundit, që ende është duke  vazhduar gjykimi politik, nga fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it janë:

  1. Fabrikimi i viktimës Branisllav Markoviq nga fraksionipolitiko-kriminal i EULEX-it;
  2. Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, hulumton dosjet  e Gjykatës Themelore të Gjilanit;
  3. Veprimi Kriminal (joligjor) i të ashtuquajturve “monitories të gjykimit”etj

 

Më 18.01.2017, në Gjykatën Themelore në Gjilan mbahet seanca e parë, seanca e  dytë është mbajtur më 08.02.2017. Pastaj më 6, 19,26 prill pastaj 30 dhe 31 maj dhe sot, më 21 qershor 2017. Më 19 prill është shtyrë për shkaqe objective (njëri nga anëtarët e trupit gjykues kishte rast vdekjeje).

Pjesë e shkëputur e procesverbalit të seances gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, të datës 08.02.2017

Viktima e  supozuar nga prokuroria e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, do duhej që të sjellej më  6 prill 2017. Kjo nuk ndodhi, edhe pse në vazhdimësi Prokurorja e fraksionit politiko-kriminaltë EULEX-it, tentonte ta arsyetonte mosardhjen  e tij! E njejta situate ngjau edhe më 19 prill 2017, që sërish Prokurorja e fraksionit politiko-kriminaltë EULEX-it, edhe pse premton që do e sillte të ashtuquajturën viktimë, të sulmeve të Dobrosinit (Branisllav Markoviqin). Me video-link  kërkoi Prokurorja  e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që të dëgjohet  e ashtuquajtura viktimë Branisllav Markoviqi, për datën 30  dhe 31 maj 2017- por në asnjë rast nuk u përmbush!

Trupi gjykues, në vazhdimësi thekson që nuk do  lejojmë që të zvarritet në pafundësi procedura për shkak të të ashtuquajturit viktimë të propozuar si dëshmitar nga Prokurorja  e fraksionit politiko-kriminaltë EULEX-it! Madje shprehimisht ishte theksuar që nëse nuk sillet më  30 a 31 maj 2017, dëshmitari Branisllav Markoviq, do hiqet!

Si datë  e  fundit, kur do  duhej që ky i ashtuquajtur viktimë BranisllavMarkoviq, të dëgjohej përmes video-linkut, ishte  data  21 qershor 2017. Në seancën e sotme, nuk dëgjohet përmes  video-linkut kjo e ashtuquajtur viktimë! Mirëpo theksohet që për 23 qershor 2017, është gati të dëgjohet!

Siç shihet, sjellja fizike apo dëgjimi përmes video-linkut, për të ashtuquajturin viktimë Branisllav Markoviq, nga Prokurorja e fraksionit politiko-kriminaltë EULEX-it, nga: 6, 19  dhe  26 prill,  30 dhe 31 majdhe  21 qershor 2017, zvarritet dhe shtyhen seancat!

Duke e  pare, që kjo viktimë u prodhua nga  Maurizio Salustro, që theksonte se gjoja më  28 qershor 2012, ishte plagosur në rastin e  sulmit mbi punktin policor dhe të xhandarmërisë në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, e i cili vazhdimisht theksonte që  do ta  sillte si dëshmitar- por që nuk e solli! Njejtë edhe tash në procesin e  rigjykimit të kësaj lënde PML. 145/2014, edhe pse Gjykata Supreme e ka kthyer rastin në dobi të të akuzuarve, sërish fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, tenton  ta instrumentalizojë gjoja që një polic i Serbisë qenka plagosur! Absolutisht një “viktima” e tillë është sajim i fraksionit politiko-kriminaltë EULEX-it, së bashku me  Serbinë! Sidomos duke  e pa, zvarritjet tejet të gjata, të paarsyeshme, lejimi  i zvarritjeve të tilla nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, e  tash së fundmi, tentimi që dëgjimi të bëhet përmes  video-linkut, ngre mjegulli totale në lidhje  me  vërtetësinë  e  tij! Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, “hulumton dhe rregullon”dosjet e Gjykatës Themelore të Gjilanit, derisa ishte koha e pushimit, saktësisht në orën 10.33! Anëtarët e Trupit Gjykues dhe shumica e personave të tjerë që ishin palë në këtë lëndë,  nuk ishin në sallë! Ky rast më shërbeu për t’a kuptuar se si i rregullojnë lëndët këta prokurorë edhe në Gjykatat tona!

Gjithastu dua te theksoj disa momente”

  1. Veprimi Kriminal (joligjor) i të ashtuquajturve “monitorues të gjykimit”, e të cilët me theks të veçantë i kam gjurmuar në vazhdimësi! Lindja  e dyshimit për këta monitorues ishte që nga gjykimi paraprak, e  të cilat dyshime  i kasha paraqitur edhe në disa ankesa dhe shkresa të mia të lëndës. Po ashtu dyshimet edhe më shumë më janë forcuar gjatë vuajtjes së burgimit politik, në burgjet e Republikës së Kosovës! Këto ishin shkaqet që më kanë shtyrë në gjurmimin  e thelluar të tyre! Prokurorët e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në vazhdimësi, kanë treguar raporte më shumë sesa zyrtare  me këta të vetëquajtur  “monitoruess gjykimesh”, duke  treguarqar që i takojnë të njejtit fraksion politiko-kriminal si Brenda dhe jashtë  EULEX-it,si:
  2. Me zyrtarin për të Drejtat e Njeriut në  EULEX;  Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici, e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që zëvendësoi prokurorin  Tomas Meskauskas i po të njejtit fraksion politiko-kriminaltë EULEX-it, duket qartazi që është në të njejtën bandë politiko-kriminale! Madje më 21 qershor 2017, ora 09:58-10:08, për fat të mirëmë është dhuruar një foto, ku shihet kjo prokurore me zyrtaren për të Drejtat e Njeriut në EULEX dhe përkthyesin  e saj!
  3. Me zyrtarin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë,që në vazhdimësi disa here kanë patu rbiseda me prokuroren Najgerzo Valeria Bolici të fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it por edhe me “ekspertin ligjor” të saj!
  4. Me zyrtarin e  OSBE-së. Prokurorja Najgerzo Valeria Bolici e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, më 31 maj 2017, ora 10:35, bisedonte   me zyrtarin “shqipfolës” të OSBE-së. Ngaqë arrija që në disa caste të dëgjoja bisedën  dhe të kuptoja se sa janë kriminalisht të lidhur mes vete banda  e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it!

Për të gjitha këto, pas dorëzimit të mbrojtjes, faktet do publikohen më në detaje!

Nga këta “monitorues gjykimi” shohë tashmë qartazi se janë vegla në shërbim të fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për të mbuluar veprimet joligjore të tyre, nën arsyetimin e  raporteve të Zyrës për të Drejtat e  Njeriut në  EULEX, raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe raporteve të  OSBE-së! Organizatat dhe sidomos institucionet e tjera që besoj të jenë më të pavarura nga fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, që me kohë,  janë bërë jokompetente (p.sh: Avokati i Popullit, etj)!

 

Skender Jashari, i burgosur politik nga fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, me porosi të Serbisë, për  rastet e sulmeve kundër policies dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit.

 

——-

Skënder Jashari, Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Please follow and like us: