Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestim për blerje votash, denoncon Sherbeti: 5000 lekë në këmbim të votës në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një shtetas të quajtur Daut Xeka pasi u akuzua nga një person se i kishte blerë votën. Sherbet Xeka, një person me çrregullime mendore ka denoncuar shtetasin e lartë-përmendur me pretendimin se në datën 21.06.2017, i ka shkuar në shtëpi duke i ofruar paratë dhe duke i bërë të fala nga Altini.

Njoftimi i policise

Komisariati Policisë Kavajë, seksioni për krimet ekonomik e financiar u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, ndaj shtetasit Daut Abdulla Xeka, banues në fshatin Luz i Vogël, sepse shtetasi Sherbet Izet Xeka, banues në Luz i Vogël, pa arsim, me çrregullime mendore, kallëzon se më datë 21.06.2017, në banesë, i ka ofruar 5000 lekë duke i përcjellë te fala nga Altini. Nga veprimet e kryera rezulton se kemi të bëjmë me veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Please follow and like us: