Albspirit

Media/News/Publishing

Bledi Çuçi thyen heshtjen zgjedhore, iu bën thirrje shqiptarëve të votojnë PS

Bledi Çuçi ka thyer heshtjen zgjedhore të ditës së sotme. Vetëm 40 minuta më parë ai ka bërë një postim duke iu kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 2 në 25 qershor.

“Të dashur miq, Fazës së parë të rrugëtimit tonë të mrekullueshëm po i afron fundi, për të hapur më pas një kapitull të mrekullueshëm për qarkun e Gjirokastrës. Ndaj ditën e nesërme, të gjithë së bashku të vërshojmë drejt kutive të votimit për të votuar numrin 2 për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë që Duan”, shkruan Çuçi.

Kjo është një shkelje ligji e cilan dënohet me gjobë.  “Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Please follow and like us: