Bleu vota me vaj dhe sheqer, hetohet kreu i PSD në Shkodër
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për dy persona, mes te cileve, njeri kreu i Partisë Social Demokrate për qarkun Shkodër. Policia njofton se materialet janë referuar për shtetasit Përparim Zeqir Raboshta e Saimir Ndokë Gjonpalaj, banues në Shkodër.
“Përparimi Raboshta, kryetari Partisë Social Demokrate për qarkun Shkodër, sepse, në lagjen “Liria”, te zyra e Partisë Social Demokrate, po shpërndanin 70 pako në qese plasmasi, me vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjente, në këmbim të blerjes votave”, njofton policia.
Please follow and like us: