Ceremoni lamtumire për De Biasin, merr ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’
Përmes një ceremonie përshëndetëse, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ish trajneri Italian i kombëtares Giani De Biasi, i dha lamtumirën kombëtares së kuqezinjve.
Të pranishëm ishin lojtarë dhe ish lojtarë të Kombëtares, drejtues të FSHF-së dhe Ambasadori Italian në vendin tonë Albertio Cutillo.
Në fjalën e tij tekniku Italian, që e bëri Shqipërinë të prekte ëndrrën europiane u kujdes të linte të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Kombëtaren tonë në të ardhmen.
Ambasadori Italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, falenderoi De Biazin për punën e tij për ngritjen e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjatë fjalës së tij De Biazi i cili tashmë ka edhe pasaportë shqiptare uroi në shqip për festën e Bajramit të gjithë besimtarët myslimanë.