Demiraj-punonjësve të policisë dhe qytetarëve: Denonconi çdo shkelje ligjore
Vetëm një ditë na ndan nga zgjedhjet e 25 Qershoit ministri i qeverise teknike Dritan Demiraj, iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të qëndrojnë larg çdo veprimtarie të paligjshme zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.
Të zbatojnë me përpikmëri detyrat që iu ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal. Monitorimi i veprimtarisë së tyre është dhe do të jetë i rreptë deri në përfundim të procesit.
Për çdo shkelje të konstuar masat do të jenë të ashpra për këdo të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Demiraj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë duke qenë aktiv në denoncimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me përfshirjen e policisë në procesin zgjedhor apo për raste të shitblerjes së votës, intimidimit apo kërcënimit të votuesve dhe veprimeve të tjera të paligjshme.
Qytetarët janë të ftuar të denoncojnë në numrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme: 0694137777 (me sms; WhatsApp, Viber).
Në numrin e Policisë së Shtetit: 0800 0 129