Albspirit

Media/News/Publishing

I hapin profil fallco dhe deklarojnë tërheqjen nga gara, çfarë thonë Agron Çela dhe LSI

Kandidati për deputet i LSI në Shkodër, Agron Çela i habiti të gjithë me anë të një statusi ku deklaronte se është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 qershorit vetëm 1 ditë para hapjes së qendrave të votimit. Por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi kandidatit të LSI-së i kanë hapur një profil të rremë në Facebook, ku edhe ishte bërë njoftimi. Agron Çela mohoi kategorikisht këtë fakt, ndërsa pohoi se gjithçka ishte shpifje që behej ndaj figurës së tij. Mes të tjerash, në një konferencë urgjente për mediat Çela tha se gjithçka ka të bëjë me manikacione keqdashëse. “Nuk jam dorehequr si kandidat per deputet. Eshte nje shpifje qe behet ndaj meje. Kjo vjen nga frika qe i ka hyre cdo njeriu sepse ne tashme jemi ne lufte per deputetin e katert. Jane manikacione keqdashese qe me detyruan te thyej heshtjen zgjedhore. Vazhdoj te jem ne gare. Jemi force e pare e paimagjinueshme”, tha Cela.  LSI e Shkodrës denoncoi rastin në fjalë duke sqaruar se profili në fjalë nuk i përket kandidatit të LSI. “Te nderuar miq! Ne nje profil fallco i cili ka qarkulluar prej disa minutash nepermjet nje statusi dizinformues me pretendimin e dorezimit tim nga gara. Dua t’ju konfirmoj vazhdimin e gares sime per fitoren e madhe qe presim diten e neserme date 25 qershor kur LSI Shkoder do jete force e pare triumfuese” – sqaron LSI e Shkodrës.


STATUSI NE PROFILIN FALS  TË AGRON ÇELËS

Të dashur miq! Votues të dashur unë me ju kam lidh besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku. Une si deputet i Qarkut të Shkodrës jam fokusuar gjithmonë në mbështetje të familjeve në nevojë, jo vetëm në zonë por në të gjithë Qarkun,si deputet, si zë i fortë i juaji, ku së bashku inaguruam me dhjetra investime. Unë bashkë me ju sakrifikuam shumë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri, ku në 6 qershor 2016 pritëm në Shkodër, mbi 15.000 vetë, ku dhatë shumë nga pritja juaj legjendare. Në vitin 2015 direkt pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes fatale të PS në Shkodër u takova me z.Meta për t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga LSI, reagimi ishte i menjëhershëm! Ai mu drejtua me premtimin se nëse vazhdoja të punoja fortë këto dy vite, prane jush do të isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 Mandate forcës tonë politike. Por, zhgënjimi do të vinte shumë shpejt! Takohem me z.Meta të shtunën dhe i them, se mënyra se si kjo fushatë u mbajt përgjatë gjithë këtyre muajve e për më tepër këto ditët e fundit, më ka zhgënjyer mua dhe elektoratin e LSI në Shkodër. Ofertat e Ilirit ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, sigurisht të papranuara nga unë. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi, të cilët më kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për te. Kam vendosur të tërhiqem nga gara! S’mundem më ta përmbaj inatin dhe indinjatën. Prandaj, tërhiqem nga gara sot, deri në ditën që mandatin tim, do të jem në gjendje t’jua marrë qytetarëve shkodranë me votë e jo me lekë e presion. Me mirënjohje i juaji Agron Cela!

Please follow and like us: