Kush është doganieri, që shpërndante para e blinte vota?
Izmir Bushaj, 26 vjeç, banues në fshatin Kullaj, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit, së bashku me shtetasin Xhyher Bushaj, u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA797MK u konstatua një listë votuesish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.
Duke parë profilin e tij në Facebook, vihet re se Bushaj është mititant i flaktë i LSI. Mirëpo, “Gjahtari Unik” siç e konsideron ai veten në Facebook sot rrezikon nga 1-7 vite burg pasi për t’i shërbyer partisë duke blerë vota, ka shkelur rëndë kodin penal. Kujtojme që pas ndryshimeve ne Kodin Penal, shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg.
Please follow and like us: