Albspirit

Media/News/Publishing

‘Lista e Zezë’ e Trump, mes tyre edhe 37 shqiptarë që u ndalohet hyrja në SHBA

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën. Veprimet e “njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike. “Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në sqarimin e kësaj liste, raporton INA. Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA:

  1. Xhevat Ademi
  2. Nuri Behxheti
  3. Adil Gafurri
  4. Idajet Beqiri
  5. Tahir Dalipi
  6. Haradin Bala
  7. Gafurr Elshani
  8. Sabit Gashi
  9. Skënder Hebibi
  10. Xhavit Hasani
  11. Kastriot Haxhirexha
  12. Xhemajl Hyseni
  13. Izmet Kryeziu
  14. Menduh Thaçi
  15. Ton Marku
  16. Xhavit Morina
  17. Isak Musliu
  18. Jonuz Musliu
  19. Shefqet Musliu
  20. Rrustem Mustafa
  21. Fatmir Limaj
  22. Daut Haradinaj
  23. Daut Rexhepi
  24. Sait Rushiti
  25. Rexhep Selimi
  26. Shaqir Shaqiri
  27. Emrush Suma
  28. Azem Syla
  29. Sami Ukshini, komandant Sokoli
  30. Shefit Xhaferi
  31. Emrush Xhemajli
  32. Muhamet Xhemajli
  33. Avdyl Jakupi
  34. Xhezair Shaqiri
  35. Sami Lushtaku
  36. Nevzat Halili
  37. Ramiz Lladrovci
Please follow and like us: