Merr fund martesa 17 vjeçare e Jonida Maliqit me biznesmenin e njohur
Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni zyrtarisht po ndahen.
Zgjidhja e martesës së tyre, pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.
Burime pranë kësaj gjykate raportuan për “revistawho.com“, se historia 17-vjeçare e dashurisë së yllit të muzikës ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente.
Divorci mes tyre ka kohë që përflitet dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë më sëbashku, por deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret prej tyre. Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht.
Jonida Maliqi ka zgjedhur të mbajë gjithnjë një profil i të ulët publik sa i takon jetës së saj private, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm.
Këngëtarja ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë komente, e pyetur nga “revistawho”. Megjithëse me siguri ky do të jetë një vendim i menduar gjatë nga të dyja palët.