Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: Requiem për fushatën që shkoi

Fushata u mbyll…sa mirë, tani pritshmëria është më shumë se kohë, është pushteti i ankthit…Pa çka se nuk pati pankarta dhe fytyra drejtuesish partish që ngjiteshin mureve dhe mbeteshin atje me muaj madje në ndonjë vend edhe deri në zgjedhjet e ardhëshme…Edhe kjo fushatë si edhe me parë u karakterizua nga…
• Mediokriteti …nuk dëgjuam nga asnjë forcë politike se cila është paketa ligjore që kanë gati, cilët janë juristët, teknokratët dhe eruditët që do drejtojnë, dhe cilat janë stradegjitë e zhvillimit të traskiptuara edhe në ligjëbërje
• Kulturë e ulët demokratike sepse atje ku dëgjoheshin kishte vetëm propagandë në formë lutje dhe përunjeje gjoja për fatin dhe hallet e tyre…atje ku nuk i dëgjojnin… pati vetëm sulme, baltosje e denigrime…kishte dhe humor bajat,…kishte fare fare pak analiza serioze të tezave të kundërshtarit, argumente dhe kundërargumente… serioze
• Premtime të tipit ekzekutiv që të shpien as te “Do bëjmë shtet” as te “Republika e re”..e as te “Forca e parë”…përfundimisht tek ne votohet për atë që quhet “Republika e Ekzekutivit”…
• Populizmi…tipik në këta 27 vite tek ne…vetëm emërtimet ndryshojnë…Une do jem forcë e parë se kam të gjithë rininë me vete…na ndihmoni ta kemi gjithë tepsinë vetëm…ekonomia për popullin me tre Win Win Win …e mbyll programin një tjetër…
• Asgjë për zhvillimin institucional veç përdorimit dhe shëprdorimit e fjalës Veting dhe dashurisë së hapur dhe të fshehur për reformën në drejtësi…të cilë shumë pak e duan sinqerisht
• Mungesë totale programi për zhvillmin e kulturës, artit, shkencës, teknologjisë, inovacionit, librit, albanologjisë…
• Hipokrizi me shumicë…sa të neveritshëm bëhën në fushatë shumë nga ata që duan votën…i kërkojnë sinqeritetit ndihmë tu kthehet në qenien e tyre…ata që edhe ajri që nxjerrin në nuk i beson…
• Banaliteti…ishte shumë evident, madje edhe i mediatizuar, çdo natë , në shumë stacione, ku ka filluar të lulëzojë më shumë veshja modern e moderatorëve që për të rritur nivelin e besueshmërisë kanë shtuar pauzat reflective në komunikim, me qëllim që të tregonin se ata dinë ca gjëra që ne nuk mund ti dimë e nuk mund ti kuptojmë…
• Kakofonia e shprehur, që riprodhohej nga nata në natë si nga ata që nuk i drejtoheshin kulturës dhe nga ata që pretendojnë se dinë të shkruajnë libra…
• Mburja e shprehur provincialiste se burrat e shtetit dhe gratë e shtetit në botë janë miq të tyre personal, se ata gati gati u kanë këtyre tanëve edhe çelësat e kancelarive…
• Alkimizi politik dhe gjeste prestigjative…se gjoja po erdhi në pushtet ai apo ai tjetri…gjithçka do ndryshojë sa të prekin me shkopin magjik…
• Mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë për të bërë analizë se çfarë është bërë deri më tani, ku është ecur dhe ku eshte ngecur, kush mban përgjegjësi dhe deri ku shkon ajo…
• Dashuri e shprehur dhe e kamufluar me nivelin banal të shoqërisë, me krimin dhe me llumin.
• Faktorizimi i mediave dhe mediatarëve pa kulturë , injorant dhe dallkauk…
• Mungesa e një bisede të hapur luajale dhe me besim reciprok me pjesën elitare të shoqërisë.
• Vetshpallja pa skrupull të pasinqeritetit reciprok edhe për perjudhat e arta të dashurive politike…
• Folklorizmi emocional nakatosur me paarsyen tipike te kapadaiut…
• Shëndrimi shoqërisë në shpura partiake ku ca kanë ideal e ca skanë, ca duan thesin e ca mbajtjen e vendit të punës…
• Prania në listat e kandidatëve e shumë pak personaliteteve të besueshme dhe kompotente…
• Heshtja e plotë e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet si një mësim se nga heshtja shpesh dalin më shumë mësime se sa nga fjalët…

Please follow and like us: