PS, shpenzime marramendëse për fushatë, 78 milionë lekë vetëm 4 ditët e fundit
Partia Socialiste shpenzoi rreth 78 milionë lekë të vjetra vetëm 4 ditët e fundit të fushatës. Këtë shifër e fakton bilanci i shpenzimeve të partive kryesore në vend, i publikuar ditën e sotme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Në këtë bilanc shihet se Partia Socialiste ka zhvilluar 8 takime elektorale, ndërsa shpenzimet kapin shifrën e 7.760.500 lekëve të reja. Mes shpenzimeve më të mëdha është mitingu përmbyllës në Tiranë, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, ku u shpenzuan rreth 22 milionë lekë të vjetra vetëm për flamuj.
Please follow and like us: