Albspirit

Media/News/Publishing

Shit-blerje votash/ Kallëzohet penalisht Prefekti i Kukësit. Demiraj propozon shkarkimin e tij

Prefekti i Kukësit, Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.

Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i propozon Këshillit të Ministrave pezullimin nga detyra të prefektit të qarkut të Kukësit, Liman Morina deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: