Befason vajza bukuroshe e biznesmenit shqiptar: Jam e adoptuar
Në vitin 2012 asokohe 16-vjeç Niki Delijorgji u shpall fituese e Miss Shqipëria.
Bukuroshja ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes pasi është edhe vajza e biznesmenit shqiptar Mihal Delijorgji. Prej shumë vitesh ajo udhëton në vende të ndryshme të botës duke ushtruar profesionin e modeles.
Por në intervistën e fundit në “Thumb” ajo ka shokuar me disa nga deklaratat e saj. E pyetur nëse do të bënte sete fotografike topless edhe nëse do të mërziste të atin, ajo u përgjigj që do të vazhdonte pasi ai nuk do t’i thoshte gjë meqë ishte vajzë e adoptuar. Nuk dihet nëse këtë deklaratë Niki e ka bërë me shaka apo padashur ka zbuluar këtë fakt të jetës së saj.
Gjithashtu e pyetur rreth marrëdhënieve seksuale ajo foli tërësisht pa doreza duke u shprehur se nëse marrëdhënie e saj më e keqe seksuale është kur një mashkull ka kaluar në orgazëm përpara saj. Gjithashtu Niki u shpreh se herë pas herë konsumonte lëndë narkotike dhe se janë shumë më mirë se cigarja apo alkooli.