Kosovë: Dinë të mbajnë zgjedhje, dinë të bëj Shtet, por nuk po dinë të bëjnë Qeveri!
Besim Malota
Zgjedhjet e Kosovës, kanë pëfunduar, duke shënuar kësaj rradhe edhe dy koalicione të mëdha parazgjedhore, të cilat ishin për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shumëpartiake në Kosovë, prej se kur filloi të mbahen zgjedhje e veta si Shtet i pavarur në vitin 2000.
Këto koalicione të mëdha parazgjedhore, u përbën nga të njëjtët aktorë politikë. Po ata që kan udhëhequr Kosovën, për 18 vjet, duke treguar se ndarjet e vjetra midis “Krahut të luftës” dhe “Atyre të paqes”, treguan edhe kësaj here, pra më 11 qershor 2017 , që vazhdojnë të mbeten, “ndasi” mes partive të mëdha në Kosovë.
Votimet në Kosovë, pra zgjedhjet, prej nga koha e okupimit serb, ( 18 vjetë nga liria e çlirimi i saj dhe 9 vjet nga shpallja e Pavarësisë, pra, Kosova, Shtet sovran dhe i lirë), kan disa, të quajtuar votime të zakonshme, të jashtëzakonshme, e të parakoheshme.
Zgjedhje, të cilat këto bota demokratike, duke i matur me kutin e saj, i ka konsideruar, ato, si model jo vetëm për Ballkanin, por edhe për rajonin, edhe më gjerë.
Votimet në Kosovë, janë të vetmet zgjedhje në botë, ndoshta, që deri tani në 27 vjet, që mban Kosova, prej se kur ish Jugosllavia, e cila nuk egziston më, nisi të shpërbëhet, zgjedhje, të cilat duhet pranuar se :”Nuk kanë pas as edhe një kontestim edhe më të vogël, të partive dhe subjekteve, të cilat kan marrë pjesë në këto zgjedhje”.
Çka tregoj se Kosova, dëshmojë, se ka një kultur të lart demokratike, dhe di të bëj shtet, di të mbaj zgjedhje, bile edhe si ato që mbahen në vendet më demokratike të botës, përfshirë SHBA, Kanadan, dhe Europën perendimore.
Të tilla ishin pa asnjë dyshim edhe zgjedhjet më 11 qershor, që si ato të kaluarat – mund të konsiderohen si një palë zgjedhje nga më të qetët dhe në përgjithësi, në historinë politike, si një nga zgjedhjet më të rralla legjitime ndërkombëtare.
Gjithashtu, në këto zgjedhje, që u mbajtën më 11 qershor 2017, duke pasur prasyshë se ishin të parakohshme, duhet pranuar se si pozita dhe opozita,(liderit e tyre), kan mëkatet e tyre.
Dhe, asnjeri prej tyre pa i permendur me emra nuk duhet të fshihet pas “mëkateve” për të prishur sadopak imazhin e këtyre zgjedhjeve, sot.
Të cilat janë: nga njëra anë Qeveria e Isa Mustafës, dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pra e udhëhequr nga koalicioni i PDK-së dhe LDK-së, e akuzuar për 3 vjet për keqqeverisje, korrupsionin e madh, dhe dyshimet lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, përkufizimin e kufirit me Malin e Zi, ku u tha se Kosova, do të humbiste 12 mijë hektar.
Tjetra ishte ajo për të bër opozitën e vërtet, atë çka i duhej dhe duket se i mungojë kësaj rradhe Kosovës, për 3 vjet (keq)qeverisje.
Mbasi, Albin Kurti, pra Vet – Vendosja – zgjodhi e bëri opozitën “radikale” dhe “ekstreme”, opozitën e rrugës, edhe opozitën brenda “mureve” të Kuvendit të Kosovës.
Çka nuk i duhej dhe nuk i shkonte fare Kosovës, për të humbur kohë kotë, si edh i humbi këto tre vjet…..
Opozita, tërhoqi kuptohet për keq vëmendjen Brukselit dhe Uashingtonit, të cilat ishin mjaft kritike, dhe i dënuan sjelljet të tilla, të opozitës. Aqsa kjo u duk ngase ata i ftohen paksa edhe “marrëdhëniet” me VV, dhe ish liderin e saj Albin Kurtin.
Kështu, me këto zhvillime brenda një afati të përafërt trevjeçar, Kosova, e udhëhequr nga koalicioni i PDK-së dhe LDK-së, përjetoi shumë trazime, politike, siç ishin ato : “Themelimi i Unionit Komunal Serb, dështimi i krijimit të një traktati kufitar me Malin e Zi ( demarkacioni ), pamundësia për të krijuar një Ushtri të rregullt të Kosovës.
Dhe, një ngushtim ekonomik dhe konflikt brenda koalicionit, çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës,”ngeci”. Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, një konflikt interesi që u nxit nga vetë PKD-ja, i la ata pa zgjidhje, por për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, të cilat u mbajtën më 11 qershor 2017.
Zgjedhjet tani kan përfunduar! por, nuk ka përfunduar “lufta” për të bër qeverinë. Kosova, tregojë se di të mbajë zgjedhje, di të bëj Shtet, por duket se po tregon se nuk di të bëj nji Qeveri që i duhet patjeter Kosovës, sot.
Mbasi askush nuk e di se :”Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm?, dhe si do të formohet qeveria e re……!
Sepse, tani ka shumë rrezik, që për “fare pak” punë, ose për “hiçë gjë”,si i themi ne shqiptarët, mbas gjithë asaj lufte heroike, gjaku të derdhur për liri, çlirimin e pavarësinë, këtyre arritje që ka pas Kosova, në këto 18 vejt që janë të mëdha, t’a prishin” atë imazhin që ka krijuar Kosova.
Ngaqë, Kosova, sot nuk e ka luksin as tagrin, që t’i humbë edhe gjashtë muaj të tjerë, apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake, sikurse, bëri para tre vjetësh për ta formuar Qeverinë.
Mbasi këtë nuk mund ta bëj një shtet si Kosova, që mezi nënshkroi MSA-në dhe ende nuk ka regjim pa viza me BE-në. Bisedimet mes Prishtinës e Beogradit kan stagnuar disa her ….., Janë bër si thotë popullit :”Tërhiqe perin – por, mos e këput”. Kosova, është ende pa Ushtrin e saj, megjithse, ka 18 vjet që u çlirua dhe fitojë lirinë,.dhe, ka 9 vjet që ka shpallur pavarësinë e njohur deri tani nga 114 shtete….
Dhe, nëse në tentimin e parë koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë, e nuk mandatohet “Vetëvendosja”, athere detyrimisht me Kushtetutë, Kosova “me hirë apo pa hirë” do të shkojë se nuk bën në zgjedhje të reja.
Së fundi pyetja që ka për të bër çdo shqiptar sot, është : “Se a ka arsye që Kosova të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje,? milona e milona dollar, shpenzime ku shkojnë, kur Kosova ka numërin më të madh të papunësisë në rajon dhe nivelin e varfërisë më të madh
Çfarë do të kishte me qenë për Kosovën – një humbje e madhe ekonomike e financiare, humbje kohe, për krijimin e qeverisë dhe mbledhjen e Kuvendit,
Çfarë do të kishte qenë një Qeveri me Listën Serbe, e udhëhequr kjo nga Sllavko Simiqin, e cila mezi po pret dhe po fërkon duart, duke parë se kush po ja “bën me sy” eja nga ne .…! Ngase edhe formati i krijimit të qeverisë me pakicat, do të pranojë më pas edhe kushtet, që pastaj janë jo pak të hidhura për Kosovën dhe të kushtueshme për të ardhmen e saj.
Kur dihet mirë se Lista Serbe, e cila është duke qendruar mbas Beogradit, është ajo që me t’u futur në qeveri – ka thën se mund ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Serbët e Kosovës, 7 parti që janë bër bashkë në kualicion, janë duke pritur “thirrjen” për të hyrë në qeveri në kualicion me PAN-in, i cili, nuk i ka numërat e duhur për të krijuar qeverinë e re.
Dhe, me këtë rast edhe oreksi tyre është shtuar, aqsa tani ata duan të marrin dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, çka do të ishte humbje më e madhe për Kosovën………
Kosova duhet të bëhet me një Qeveri sipas një marrëveshje me përbërje të gjerë, dhe shteti të funksionoi normalisht, ashtu si dëshiron edhe populli i Kosovës, që votoi kështu me 11 qershor.