Albspirit

Media/News/Publishing

Lazarat, deri në 11:00 votuan 42% e zgjedhësve me të drejtë vote

Në një kohë kur në rang kombëtar ka një ulje më 9% të pjesëmarrësve në zgjedhje deri në orën 11:45, krahasuar me 2013-ën, nga Lazarati raportohet një shifër surprizuese.

42% e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 11:00. Një shifër kjo tepër e lartë dhe më e larta në krahasim me zonat e tjera zgjedhore deri në këto momente. Në krahasim me të njëjtën orë të 4 viteve më parë, pjesëmarrja në Lazarat është rritur me 12%. Deri në orën 11:00 në Lazarat kanë votuar rreth 1200 banorë me të drejtë vote.

Please follow and like us: