Albspirit

Media/News/Publishing

Zv.Ministri i shkarkuar nga Rama, dikur akuzohej nga Drejtësia për makina të vjedhura

Ilir Marko, zv/minister i Brendshem rezulton i dënuar në të dyja shkallët e gjykatave shqiptare, atë të shkallës së Parë dhe atë të Apelit Tiranë për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura, dënim që është dhënë në të dyja shkallët me katër vite burgim.

Zv.ministri që përfaqëson LSI-në në MPB ka krijuar së fundmi edhe një atmosferë bllokuese në Kabinetni Qeveritar. Teksa kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e tij përmes një vendimi qarkullues, rezulton se prej disa ditësh ministrat e tjerë të LSI dhe PD nuk e firmosin.

Por sipas nje shkrimi te Balkanweb, dosja gjyqësore, në ngarkim të zëvendësministrit të Brendshëm të LSI-së Ilir Marko, zbulon edhe skemën e falsifikimit të dokumenteve si dhe trafikimin e një automjeti tip “Volksëagen” Për këtë vepër penale, ish-zëvendësministri ështët dënuar nga gjykata me 4 vjet burg.

Automjeti tip Porsche Cayenne i Ilir Markos ne fushate elektorale

Vendimi i gjykatës Tiranë thotë se “Gjykata rrethit gjyqësor Tiranë në seancën me dyer të hapura në vitin 2006 lidhur me çështjen penale nr. 43 të ardhur më 23 mars 2005 në ngarkim të Ilir Markos i biri i Jankos dhe Fatimes i hetuar pa masë sigurie dhe i padënuar më parë, ka vendosur dënimin fajtor të të pandehurit Ilir Marko për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i mjeteve motorike të vjedhura”, të mjetit tip ‘Volkswagen Passat’ me targa TR 0101 J, parashikuar nga nenin 141/ a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4(katër) vite burgim. Ndërkohë që për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur i pafajshëm.

Kundër këtij vendimi është bërë ankimim në gjykatën e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr. 657 datë 20.09.206 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit numër 122 datë 16.02. 2006 të gjykatës së shkallës së parë Tiranë. Zbardhja e vendimit mban datën 27.05.2007 dhe është nënshkruar nga k/sekretarja Mimoza Lulaj dhe kancelari Ilir Sauli. Ndërkohë që ortaku i tij italian, dhe ai në proces penal Massimiliano Locorontondo është liruar në sallën e gjyqit, Marko është urdhëruar të bëjë dënimin sipas ligjit me katër vite burgim.

Pjesë të dosjes gjyqësore (Balkanweb).

Nga shqyrtimi në tërësi i provave rezulton se:
…Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane mbi bazen e materialeve te ardhura nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka regjistruar procedimet penale te sipercituara.
Keshtu, me date 08.04.2004, mbi bazen e informacioneve se mjeti Ëolzvagen Touareg, me Nr. Shasie ËVGZZZ7LZAD045660 me targa CK 955 TË, ishte i vjedhur ne Gjermani, nga ana e Sherbimeve te Policise Gjyqesore prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, eshte sekuestruar mjeti ne fjale.
I pyetur nga organet hetimore, shtetasi Ervin Rama, i cili ishte dhe poseduesi faktik i mjetit te sipercituar, ka deklaruar se ai kete mjet ia ka blere ne date 05.04.2004 shtetasit italian Massimiliano Lacorotondo.

Sa me siper, eshte sekuestruar kontrata e shit-blerjes me Nr. 1297 Rep., 184 Kol, date 05.04.2004 – hartuar para noteres Mira Vukaj, si dhe nje fotokopje e pasaportes se shtetasit Massimiliano Lacorotondo (i pandehur ne kete proces), e cila kishte numrin Y 215452.
Gjithashtu, eshte sekuestruar dhe nje certifikate pronesie origjinale, leshuar nga Zyra e Rregjistrit Publik te Automobilave ne Milano me Nr. 04/A015261M, date 12.03.2004, e cila rezulton te jete ne emer te te pandehurit Massimiliano Lacorotondo.

Nga ana e prokurorise, nepermjet leter-porosive per ndihme juridike ne fushen penale u eshte kerkuar autoriteteve Gjermane dergimi i kallezimit te kryer per vjedhjen e ketij mjeti si dhe cdo dokument tjeter hetimor te administruar nga ana e autoriteteve policore dhe te drejtesise gjermane. Po ashtu, nepermjet leter-porosise iu eshte kerkuar autoriteteve Italiane edhe konfirmimi nese dokumentat e mesiperme te sekuestruara jane leshuar apo jo nga organet kompetente.
Per sa me siper, me ane te shkreses Nr. 3984/3, date 23.12.2004 ardhur nepermjet Ministrise se Drejtesise, autoritetet Gjermane kane kthyer pergjigjie. Sipas akteve te ardhura, ka rezultuar se Zyra e Prokurorit ne Rottëell eshte duke hetuar mbi shtetasin italian Giuzeppe Martellota, pasi akuzohet per vjedhjen e mjetit Ëolzvagen Touareg, me Nr. Shasie ËVGZZZ7LZAD045660 me targa origjine HH-PË7857, mjet ky i cili eshte marre me qera nga ky shtetas, shoqerise “EUROCAR” ne Tutlingen- Gjermani ne daten 10.04.2004 dhe nuk eshte kthyer me.
Nderkohe, autoritetet Italiane nuk kane kthyer pergjigjie lidhur me leter-porosine e bere, por nga ana e Zyres se Policise Interforce Italiane ne Tirane me shkresen e saj Nr. UCI/ALB/1029-2/2004/Col, date 02.07.2004 derguar Prokurorise se Pergjitheshme rezulton se leja e qarkullimit me nr. AE 385353 dhe certifikata e pronesise se automjetit B25261485, jane vjedhur te pambushura. Po ashtu, ne kete shkrese jepet informacion se targat CK 955 TË rezultojne t’i perkasin automjetit tip Fiat me Nr. Shasie ZTHA15900007061124, mjet ky ne pronesi te te pandehurit Massimiliano Lacorotondo.

Nga ana e vet, organi i prokurorise ka konkluduar dhe pretenduar se pas pajisjes me dokumenta te falsifikuara, i pandehuri Massimiliano Lacorotondo ka futur mjetin ne Shqiperi, nepermjet Pikes te Kalimit Kufitar Kakavije, gje e cila pasqyrohet edhe nga proces-verbali i kqyrjes se rregjistrit te hyrjes se shtetasve te huaj ne kete pike doganore sipas te cilit figuron se me daten 03.04.2004, i pandehuri Massimiliano Lacorotondo ka hyre ne Shqiperi se bashku me mjetin tip Ëolzvagen me targa CK 955 TË. Ne vijim te ketij pretendimi nga ana e organit te prokurorise pohohet se i pandehuri Massimiliano Lacorotondo nuk rezulton te kete dale nga Shqiperia nepermjet pikave doganore. Sa me siper, vazhdon me pretendimet e veta organi i prokurorise, i pandehuri Massimiliano Lacorotondo ne bashkepunim me Giuzeppe Martellota, e kane vjedhur kete mjet me ane te mashtrimit, nga shoqeria “EUROCAR” ne qytetin Tittligen te Gjermanise dhe pasi e kane pajisur kete mjet me dokumenta dhe targa fallco, nepermjet territorit te shtetit Grek e kane futur ne Shqiperi dhe me pas ia kane shitur shtetasit shqiptar.
Mbi kete baze eshte ngritur akuza e sipercituar, dhe ndaj te pandehurit Massimiliano Lacorotondo me vendimin Nr. 123 Akti, date 26.01.2005 nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte marre masa shtrenguese “Arrest ne burg” ne mungese. Ky vendim rezulton te jete ekzekutuar me daten 12.05.2005. Ne momentin e ndalimit, i pandehuri Massimiliano Lacorotondo eshte identifikuar nepermjet pasaportes italiane qe posedonte, inicialet e se ciles ishin B 622706.

Pyetur para gjykates me cilesine e deshmitarit, shtetasi Ervin Rama deklaron se e ka fituar pronesine mbi mjetin e sipercituar te sekuestruar nepermjet kontrates se shit-blerjes, hartuar para noterse Mira Vukaj. Gjithmone sipas ketij deshmitari, ai ishte ne cilesine e bleresit, ndersa i pandehuri Massimiliano Lacorotondo ne cilesine e shitesit.Nje fakt i tille pohoet edhe nga noterja Mira Vukaj,thirrur ne cilesine e deshmitares para gjykates.

I pyetur ne gjykim, i pandehuri Massimiliano Lacorotondo mohon te kete lidhje me kryerjen e veprave penale per te cilat akuzohet. Ne daklarimet e veta ai shpjegon se e ka humbur pronesine e automjetit tip Fiat me Nr. Shasie ZFA15900007061124 me targa CK 955 TË, pasi ia ka dhuruar ne mirebesim shtetasit shqiptar Igli Vaqarri. Ne momentin e dhurimit te mjetit me mirebesim ketij shtetasi ai shpjegon se i kishte lene edhe fotokopjen e pasaportes se bashku me targat e mjetit te sipercituar me qellim qe ai te kishte mundesi per te qarkulluar deri ne momentin e plotesimit te dokumentacionit perkates per drejtimin e automjetit te dhuruar. Me tej i pandehuri vazhdon se deklaroi humbjen e pronesise mbi mjetin e vet para autoriteteve perkatese ne shtetin Italian dhe beri perpjekje per terheqjen e targave por nuk po munde te kontaktonte me personin te cilit i dhuroi mjetin e vet.Per kete shkak dergoi ne menyre postare 1500 Euro per llogari te Igli Vaqarrit me qellim shmangien e taksave dhe tatimeve per kete mjet. Ne vijim te ketyre pretendimeve i pandehuri paraqiti edhe faturen respektive te dergimit postar se bashku me dokumentacionin origjinal te pronesise se mjetit.

Vec sa me siper (lidhur po me kete procedim penal) nga akt-ekspertim grafik nenshkrimi Nr. 402, date 27.01.2006 i ekspertit kriminalist Shkelqim Kocia – caktuar ne gjykim, rezultoi se nenshkrimi i plote, emer, mbiemer Massimiliano Lacorotondo dhe firma poshte tij, gjendur tek rekuizita “SHITESI” e kontrates se shitblerjes se pasurise se luajteshme, me nr. 1297 Rep dhe nr.184 Kol, date 05.04.2004, objekt ekspertimi, nuk eshte nenshkrimi origjinal i shtetasit Massimiliano Lacorotondo, krahasuar me modelet e paraqitura.

…Gjthashtu, rezulton se i pandehuri Massimiliano Lacorotondo eshte nje person me procedime penale ne ngarkim te tij. Keshtu, nga ana e Gjykates se Brindizit – Seksioni i Gjykates per Hetimet Paraprake ndaj Massimiliano Lacorotondo eshte zbatuar mase paraburgimi, e cila rezulton te jete revokuar duke u urdheruar lirimi i menjehershem me daten 26.04.2005. Sipas proces-verbalit te dorezimit te aktit te Rajonit te Karabinierise “PUGLIA” rezulton se i pandehuri Massimiliano Lacorotondo ne zbatim te mases se sigurimit eshte paraqitur ne kete stacion me date 04.04.2004, ora 11:00 perpara oficereve dhe agjenteve te policise perkatese

…Ne lidhje me procedimin penal me Nr 1625 date 07.06.2004, rezulton se me date 28.05.2004, mbi bazen e disa informacioneve se mjeti “Ëolzvagen Passat” me targa TR 0101 J ishte i vjedhur jashte territorit te Shqiperise, nga ana e Sherbimeve te Policise Gjyqesore prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane eshte sekuestruar mjeti ne fjale dhe pas verifikimit te saktesimit te dokumentacionit eshte konkluduar se ai eshte vjedhur ne Itali me date 26.08.2003 me targa Origjine CD 260 TB.

…Nga verifikimet e bera eshte saktesuar se ky mjet ishte ne pronesi te firmes “QUINDA” Sh.p.k me administrator Bajram Fejzollari. Rezulton se administratori i kesaj firme kishte autorizuar me procedurat e blerjes se ketij mjeti juristin e firmes, deshmitarin Elton Dako. Nga pyetja e ketij te fundit si ne hetim dhe ne gjykim rezulton se mjeti ne fjale i ishte blere po nje punonjesi te kesaj firme dhe konkretisht te pandehurit Ilir Marko. Ky fakt eshte konfirmuar dhe nga sekuestrimi i praktikes se perdorur per nxjerrjen e targave te mjetit nga ku ka rezultuar se i pandehuri Ilir Marko, menaxher prane kesaj firme, ka kaluar pronesine e ketij mjeti nepermjet kontrates se shit-blerjes date 07.10.2003 – hartuar para noteres Adelina Nini.

…Ne baze te dokumentacionit te sekuestruar dhe verifikimeve te origjines se pronesise, ka rezultuar se mjeti i mesiperm eshte futur ne territorin shqiptar nepermjet pikes kufitare “Kakavije” me date 19.08.2003, nga i pandehuri Ilir Marko. Sa me siper, konfirmohet edhe nga vertetimi i hyrjes se VKK Kapshtice Nr. 263 regjistrimi, ku si person eshte paraqitur i pandehuri Ilir Marko, nderkohe qe vertetimi i hyrjes i paraqitur ne kryerjen e veprimeve doganore eshte ne emer te firmes “RENT MAGGIORE” dhe mban date 19.08.2003. Po ashtu, deklarata doganore Nr. 8050, date 19.08.2003 prane Doganes Kapshtice eshte nenshkruar po nga i pandehuri Ilir Marko, i cili ka marre persiper dhe ka likujduar edhe detyrimet doganore ne vleren 211.292 leke ne Degen e Bankes se Kursimeve – dega Korce.

Mbi bazen e ketyre dokumentave, i pandehuri Ilir Marko eshte paraqitur prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane per te targuar mjetin ne emer te tij. Rezulton se kontrata e paraqitur prane kesaj drejtorie eshte e korrigjuar, pasi ajo origjinale e sekuestruar prane Zyres se Noterise ku edhe eshte bere shitja mban daten 06.08.2003.

Please follow and like us: