Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptaret zgjodhen Doshin e Ndokën në vend të Bojaxhiut e Blushit

Rezart Lahi
5 gjerat qe MESUAM NGA KETO ZGJEDHJE. 1- Shqiptaret nuk e paten problem kanabizimin e vendit pra ngritja e kesaj ceshtje nuk vlejti 2- Zgjedhjet mund ti fitosh ne Shqiperi edhe nese ske mbajtur premtimet 3- Zgjedhjet ne Shqiperi mund ti fitosh edhe nese nuk premton asgje apo nuk ke program per 4 vitet e ardhshme. 4- Shqiptaret votojne akoma te keqen me te vogel dhe jo projektet ndryshe 5. Shqiptaret nuk e paten problem pse Rama solli per 4 vjet ne parlament deputete te inkriminiar.
A ESHTE PER TU CUDITUR? Per studiuesit e fushatave elektorale jo dhe aq shume. Votuesit shperblejne “showman-et” dhe jo aq shume projektet e tyre Jo larg nga ketu kishin rastin e Italise me te zhvilluar se ne, ku disa here u votua Berluskoni si karagjoz i pandreqshem me skena qe turperonin cdo italian serioz (me Merkelin, mbretereshen e Anglise etj), ndersa ngazellenin turmat. Berluskoni u akuzua per arrogance, korrupsion, kontroll mediatik apo edhe lidhje me organizata kriminale. Por u votua masivisht. Populli vendos dhe ai s’eshte as i mire e as i kaq. Thjeshte ka nje metode tjeter perzgjedhjeje nga pritshmeria e disa qytetareve.
Mos u cudisni. Sa me karagjoz te behet aq me shume do ta votojne. Ne histori krijonin lojrat dhe eventet per argetimin e popullit me gladiatoret. Tani bejne festa kolektive sheshesh. Ky cikel i showmaneve zgjat 8 deri ne 10 vjet. Deri atehere keni kohe qe te krijoni nje opozite qe ofron shprese. Opozita nuk deshtoi ne zgjedhje por gjate 4 viteve qe nuk ndertoi suksesin. Populli zgjodhi pa ndeshkuar por duke u argetuar. Tamam si ne Romen e lashte.
Please follow and like us: