Bledian Koka: Ka sot vetem nje njeri qe mund ti jape PD-se fryme ne vdekjen klinkike qe ndodhet
Astrit Patozi. Ka sot vetem nje njeri qe mund ti jape PD-se fryme ne vdekjen klinkike qe ndodhet. Ekzsiton sot nje njeri rreth te cilit mund dhe duhet te orientohet shpresa per nje PD funksionale, demokratike dhe aspak perjashtuese. Ekziston sot nje njeri qe fjala si bie toke, dhe me fjalen mund te ngreje zemrat e derrmuara te demokrateve peshe. Une e kam ndjekur Astritin ne opozitarizmin e tij dhe çdo çast kam shpresuar qe Basha do te merrte dicka nga tharmi i tij, por kjo nuk ndodhi kurre. Une e kam lexuar opoziten e Patozit dje, dhe besoj se vetem ajo mund dhe duhet te jete opozita neser. Ne levizjet paorientuara sakte te kritizereve te PD-se, mungon aftesia per tu perbashkuar ne nje emer qe e kane mu para syve, po nuk e marr vesh pse mendja nuk ua artikulon qarte. Kembora e kryeopozitarit i duhet varur edhe me pahirin e demokracise Astrit Patozit, edhe pse njerez me thone se ai nuk do. Astriti vete duhet ta kuptoje qe sot ai nuk e ka luksin qe me lirine e individit qe e karakterizon te hiqet menjane ne garen qe nuk lejon gare. Patozi eshte sot i ftuar te flase, por kurre te heshte pergjithmone. Astriti eshte i lutur sot nga zeri i arsyes se demokrateve pa bari ti tregoje se ai mund dhe duhet pretendoje shkopin e grigjes qe nuk pranon pare hashashi perkundrejt bindjes qe mbrojne. Çdo gare tjeter brenda llojit klientelist do te jete fundi i Partise Demorkatike, pa lavdi, pa din e pa iman!…