Albspirit

Media/News/Publishing

Lazër Stani: A votojnë për PD këta që janë kundër Bashës?

Shkrimtari Lazër Stani ka ironizuar sot ata që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga PD. Përmes një postimi në Fb ai thotë se nuk është e sigurtë që ata të kenë votuar për këtë parti.

Stani ka qenë kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike dhe deputet i PD.

Postimi:

Një pyetje për të gjithë ata që prej ditës së djeshme kanë venë në shënjestër Lulzim Bashën dhe kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme: a kanë votuar me 25 Qershor për Partinë Demokratike? Para se të kërkosh kryqëzimin e Bashës, mendoj se secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: çfarë bëra unë për fitoren e Partisë Demokratike?

Politikanë dhe opinionistë, që iu kundërvunë PD-së gjatë gjithë fushatës elektorale, nuk mund të merrën seriozisht në mendimet, idetë, këshillat, kritikat dhe kërkesat e tyre.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht se shqiptarët nuk arritën ta përceptojnë dhe vlerësojnë sa duhet, “Republika e Re” ishte projekti më i mirë politik, oferta më serioze politike për një Shqipëri moderne dhe europiane, ekonomikisht të zhvilluar dhe më të ardhme të sigurt. Të paktën ky është opinioni im!

Please follow and like us: