Albspirit

Media/News/Publishing

Shkelzen Berisha: Mbi debatin e brendshem ne PD

E kuptoj debatin qe ka lindur mes nesh per shkak te rezultatit. Kam zgjedhur te mos behem pjese ne kete debat, ndonese si te gjithe ju kam mendimet e mia. Por nuk i kuptoj dhe nuk i justifikoj dot sulmet, etiketimet dhe fyerjet qe i adresoni njeri-tjetrit. Perse eshte kaq e veshtire te shprehni mendimet tuaja pa ofenduar ata qe nuk mendojne si ju? Perse e keni kaq te thjeshte te zeroni kontributet e demokrateve vetem pse nuk mendoni njelloj. Mendoni se e keni vertet luksin qe me kete rezultat te linconi njeri-tjetrin? Keni plotesisht te drejte te mbani qendrimet dhe mendimet tuaja, por askush nuk ka te drejte te shkele, te mohoje, te ofendoje, te lincoje ata qe mendojne ndryshe nga ju! Kjo nuk eshte demokratike, kjo nuk eshte e ndershme, kjo nuk eshte rruga drejt bashkimit dhe fitores, por rruga drejt percarjes dhe humbjes. Kemi ndare se bashku per 4 vjet opinione dhe qendrime opozitare! I kemi dhene me mijera pelqime dhe mbeshtetje virtuale statuseve opozitare te njeri – tjetrit. Jemi respektuar si pjese e se njejtes familje politike. Kjo nuk duhet te ndryshoje thjesht dhe vetem pse sot keni mendime te ndryshme se si dilet nga kriza, sepse ne perfundim te saj, e vetmja menyre per te dale te bashkuar, eshte respektimi i mendimit ndryshe. Askush nuk duhet dhe as nuk meriton te largohet nga shtepia jone e tronditur sepse mendon ndryshe.

Please follow and like us: