Albspirit

Media/News/Publishing

Dizajn i ri për Google News

Me ndërfaqen e re të Google News, gjigandi i motorit të kërkimit sapo e ka bërë më të lehtë të qëndruarit të informuar me lajmet më të fundit.

Menjëherë pas ndryshimit madhor të pamjes së Yahoo Mail, Google prezantoi një version të rifreskuar të Google News.

Versioni i ri është i ndarë në tre seksione të ndryshme: Titujt Kryesorë, Lokale dhe Për Ju. Vetë lajmet kanë pamje më të pastër dhe shfaqen në formën e kartave me titujt në shkrim “Bold” dhe lidhje nga burimi i lajmit.

Sistemi i ri i kartave ofron më shumë mbulueshmëri për lajmet e një apo disa publikuesve. Por Google News i ri vë theksin dukshëm edhe tek vërtetësia e lajmeve.

Një “Widget” i ri në të djathtë tregon nëse burimet e lajmeve janë verifikuar nga organizatat e kontrollit të vërtetësisë së lajmeve si PolitiFact, Snopes dhe palë të treta.

Aktualisht diçka e tillë është e disponueshme vetëm në SHBA dhe Google ka premtuar ta zgjerojë më tej në javët në vijim.

Please follow and like us: